Është koha për kish (quiche), aka byrek me një petë apo krostatë me mbushje të kripur. Kësaj here po sjell një recetë me presh, duke qenë se jemi në dimër, e është fiks produkt i sezonit. Kish-a (quiche) me presh është shumë e shijshme e mund ta konsumoni si një vakt të plotë, ose ta…
Të kripura
Supë e thjeshtë me lulelakër
Unë i kam shumë qef perimet, dhe supa është një mënyrë shume e thjeshtë dhe e shpejtë për ti shijuar ato. Një pjatë supë e ngrohtë, një batanije rreth këmbëve, nje dokumentar apo serial në Netflix dhe sigurisht macet e mia, janë mënyra më e mirë për të kaluar pasditet e dimrit. Kjo supë me…
Sallatë me lakër dhe fruta
Pas një fundviti me kalori pa fund nga gjithë biskotat, panetonet, bakllavate, kadaifi e ushqime të tjera të shijshme, por të rënda, dua vetëm të konsumoj perime, supë, sallata. E para që përgatita ishte kjo sallatë me lakër të bardhë dhe fruta, që në fakt kisha premtuar ta postoja që vitin e kaluar. Është e…
Pasta me domate qershi dhe karkaleca
Pastat janë shumë komode, sidomos kur gatuan për miqtë. Është e lehtë të gatuash një recetë me pasta që kënaq shijet e të gjithëve. Një nga sajesat e fundit, që e meritonte patjetër një postim në blog janë pastat me domate qershi dhe karkaleca. Si domatet qershi, edhe karkalecat, njihen për kombinim e shkëlqyer mes…
Njoki shtëpie me salcë pesto
I dua shumë ditët e dimrit, pasi mblidhemi më natyrshëm në shtëpi, e shpenzoj më shumë kohë duke gatuar. Një nga recetat që kam më shumë për zemër, është të përgatis njoki “from scratch”, pra, nga e para fare. Njokit janë një formë paste e cila përmban patate në brum, e është një nga më…
Krepa me rikota dhe spinaq në furrë
E diela është dita e shtëpisë. Më pëlqen të zgjohem me rehat të lexoj, shëtis e në drekë të përgatis diçka të shijshme e që merr pak më shumë kohë, gjë që nuk ia dedikoj dot gjatë javës. Krepat e furrës me spinaq dhe rikota janë një zgjidhje fantastike për drekën e së dielës. Aq…
Gnudi – një recetë delikate dhe shumë e shijshme
Ju kam treguar dhe më parë, sa shumë e vlerësoj blogun e Emico Davis. Një nga recetat e saj, që doja të provoja patjetër është “Gnudi (njudi)”. Gnudi janë thjesht toptha të vegjël me rikota dhe spinaq, e njëjta mbushje që përdoret për raviolit, por pa veshjen e brumit. Pra, është thjesht mbushja e veshur…
Kinoa me qiqra dhe spinaq bebe
Kur vjen vjeshta natyrshëm kërkojmë vakte më të plota, e duke qenë se gjithmonë e shkel pak me ëmbëlsirat, më duhet të kujdesem kur vjen puna te ushqimet e kripura. Kur mendoja për pjata të kripura, kinoa vjen menjëherë në ndihmë. Deri tani kam ndarë me ju 2 nga recetat e mia të preferuara me…
Supë me brokoli
Dimri është te porta, dhe unë, vajza që nuk i ka patur qef fare supat, fillova të eksperimentoj me përbërës të ndryshëm për të sajuar receta të reja supash, ose për të përshtatur recetat klasike me shijet e mija. Kjo supë me brokoli, është një përditësim i recetës klasike. Kam shtuar tahini dhe cumin për…
Kallamarë të mbushur
Kallamarët e mbushur bashkë me salmonin e pjekur me susam kanë qenë një nga pjatat e mia të preferuara disa vite më parë, kur sapo kisha filluar eksperimentet me gatimin. E kisha harruar fare si pjatë deri sa shoku im ma kujtoi para disa ditësh. Receta është shumë e thjeshtë për tu ndjekur, dhe ka…