• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Sallatë me lakër dhe fruta

8 Janar, 2018 By Mandarina Leave a Comment

White cabbage & fruits salad

Pas një fundviti me kalori pa fund nga gjithë biskotat, panetonet, bakllavate, kadaifi e ushqime të tjera të shijshme, por të rënda, dua vetëm të konsumoj perime, supë, sallata.

E para që përgatita ishte kjo sallatë me lakër të bardhë dhe fruta, që në fakt kisha premtuar ta postoja që vitin e kaluar. Është e freskët, e lehtë dhe plot shije. Edhe salca është gjithashtu fantastike, athtësia e limonit, balancohet nga ëmbëlsia e portokallit, dhe sigurisht qe nuk mungon edhe vaji i ullirit, si mesdhetare tipike që jam.

Sallatë me lakër dhe fruta
Sallatë me lakër dhe fruta
Sallatë me lakër dhe fruta
Sallatë me lakër dhe fruta
Print

Sallatë me lakër dhe fruta

Prep 5 mins

Cook 10 mins

Total 15 mins

Yield 2-4 persona

Ingredients

Përbërësit

Për sallatën

  • ¼ e një lakre të mesme, ose ½ e një lakre të vogël
  • 2 mandarina, ose 1 portokall
  • 1 mollë
  • 1/3 kupë arra të qëruara
  • 50 g djath parmixhano ose kackavall i prerë në kubik
  • ¼ kupë rrush i thatë
  • Kripë
  • Piper
  • Arrë moskati e grirë

Salca

  • ½ limon (lëngu)
  • ½ portokall (lëngu)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Instructions

Përgatitja

  1. E presim hollë lakrën dhe e vendosim në një tas të madh.
  2. E shtypim pak me duar që të humbas pak volumin.
  3. Presim mollën në kubik ose shirita dhe e shtojmë te lakra.
  4. Qërojmë portokallin, ose mandarinat dhe i shtojmë tek sallata.
  5. Shtojmë edhe arrat, djathin dhe rrushin e thatë.
  6. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskati dhe e përziejemë mirë.
  7. Ndërkohë, përgatisim salcën.
  8. Shtojmë lëngun e portokallit, limonit dhe vajin e ullirit në një kavanoz dhe e tundim fort në mënyrë që të bashkohet mirë përbërja.
  9. Hedhim salcën mbi sallatë dhe e trazojmë sërish.
  10. E shijojmë menjëherë.

Notes

Shënim: 1 kupë = 1 filxhan standard me volum 240 ml

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: sallat me laker, sallate dimri, sallate e thjeshte, Sallatë me lakër dhe fruta, vegjetariane

Previous Post: « Pasta me domate qershi dhe karkaleca
Next Post: Supë e thjeshtë me lulelakër »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled