E diela është dita e shtëpisë. Më pëlqen të zgjohem me rehat të lexoj, shëtis e në drekë të përgatis diçka të shijshme e që merr pak më shumë kohë, gjë që nuk ia dedikoj dot gjatë javës.
Krepat e furrës me spinaq dhe rikota janë një zgjidhje fantastike për drekën e së dielës. Aq më mirë akoma nëse iu kanë mbetur ca krepa gati nga mëngjesi i së shtunës. Kështu jo vetëm kemi një drekë super të shijshme, por edhe riciklojmë ushqimet e mbetura.
Për fat kjo recetë ka aprovimin e gjithë familjes. Madje mund të them që mezi presim ti vij radha, e ka vullnetar madje për të larë spinaqin. Përveç pjatës fantastike, të dielat tona shoqërohen edhe me pijen e preferuar të të gjithëve, që e bën edhe më të dashur tavolinën. Yeap, e gjetët, është Coca-Cola.
Krepa me rikota dhe spinaq në furrë
Yield 4 persona
Ingredients
Përbëresit
Për krepat
- 1 kupë miell
- 1 vezë
- 1 kupë qumësht
- ½ kupë ujë
- ½ lugë çaji sheqer
- ½ lugë çaji kripë
- 20 g gjalpë i shkrirë
Për mbushjen
- 300 g spinaq
- 250 g rikota
- 5-6 gjethe borzilok i freskët
- Kripë
- Pipër
- Arrë moskati
Për salcën
- ¾ kupë (180 ml) salcë domatesh
- Kripë
- Piper
- 1 lugë gjelle (tbsp) vaj ulliri
- 40 g gjathë kaçkavall i grirë
Instructions
Përgatitja
Për krepat
- Hidhni të gjithë përbërësit në një proçesor ushqimor dhe proçesojeni përbërjen për rreth 1 minutë.
- Në mungesë të tij mund ta miksoni përbërjen me mikser, ose thjesht duke e rrahur me dorë.
- Lëreni brumin të pushojë rreth 15 minuta në frigorifer, e më pas filloni të gatuani krepat.
- Në një tigan mesatar hidhni pak fare gjalp dhe vendoseni të nxehet në zjarr mesatar.
- Shtoni 1/3 kupë brum në tigan, hapeni në të gjithë sipërfaqen dhe lëreni të gatuhet rreth 1 minutë nga njëra anë, e 30 sec nga ana tjetër.
- Përsëriteni këtë proçes, deri sa të keni gatuar gjithë brumin.
- Vendosini krepat njëra mbi tjetrën e lërini mënjanë.
Për mbushjen
- Pastroni spinaqin e priteni imët
- Shtoni pak kripë e shypeni mirë me duar, në mënyrë që të humbas një pjesë të volumit e të ujit.
- Grini hollë gjethet e borzilokut, e shtojini te spinaqi.
- Shtoni rikotën, e përziejeni mirë.
- Në fund shtoni kripë, piper e pak arrë moskati.
- Shtoni rreth 2 lugë gjelle nga mbushja në secilën prej krepave, e rrotullojeni në formë cilindrike. Përsërisini proçesin për të gjitha krepat (sugjeroj të gatuani tetë në total).
- Shtrojini krepat e mbushur në një tepsi qelqi lyer më parë me pak vaj ulliri,
Për salcën
- Përzjeni salcën e domates me kripë, piper e vaj ulliri e shtojeni mbi krepa.
- Në fund shtoni sipër djathin e grirë.
- Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për rreth 15-20 minuta.
Shërbejini të ngrohta, pa harruar Coca-Cola për gjithë familjen për një super drekë.
Notes
1 kupë = 1 filxhan/gotë standarte me volum 240 ml
Lini një Përgjigje