• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

30 Prill, 2018 By Mandarina Leave a Comment

Sallate me trofte te tymosur

Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Nevila nga Bake My Day Happy, por sot mund të më quani edhe Mandarina :), nuk më ngel hatri.
E nisa këtë lojë të postimeve në blogjet e njëra-tjetrës me qëllim ndarjen e eksperiencave midis nesh, por edhe për kënaqësi. Kur ia propozova këtë Valbonës dhe Ejonës ato e mirëpritën si ide, me kusht që edhe unë të ndaja dy receta të krijuara nga unë për t’u postuar në blogjet e tyre. E kjo është fantastike sepse secila nga ne ka stilin e saj unik në kuzhinë dhe ndarja e teknikave tona të gatimit me njëra tjetrën do ti jepte blogjeve tona një pamje tjetër.
Ejona bëri këtë recetë fantastike të cilën e ndau me lexuesit e blogut tim dhe si kthim vizite unë po ndaj këtë recetë me ju (sipas kritereve të Ejonës duhet të ishte pa mish, peshku nuk është mish kështu që unë nuk po thyej ndonjë rregull këtu :-D).
Duke qënë se Ejona pëlqen pjatat e thjeshta por të shijshme, më erdhi si ide të përgatis këtë sallatë duke përdorur disa teknika jo të zakonshme në përgatitjen e saj.
Zgjodha të përdor troftë për këtë recetë, por ju mund të përdorni salmon nëse dëshironi ta bëni më elegante dhe sigurisht duhet të jetë super I freskët.

Sallate me trofte te tymosur

Sallate me trofte te tymosur
Sallate me trofte te tymosur
Sallate me trofte te tymosur
Print

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR

Prep 10 mins

Inactive 12 hours

Total 12 hours, 10 mins

Author Nevila @Bakemydayhappy

Yield 2 persona

Ingredients

PËRBËRËSIT

Për sallatën:

  • 200g fileto trofte super e freskët (ose salmon)
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 tufë kopër e freskët
  • 1 lugë çaji kokrra piperi të kuq
  • Lëkurë limoni
  • Disa tufa rozmarinë
  • 1 qese rukola ose sallatë miksë ose valeriana ose të gjitha bashkë 
  • 1 kupë domate të copëtuara 
  • 1 kungulleshkë e prerë hollë dhe të pjekura në zgarë
  • Fara luledielli të pjekura
  • 5 shkopa shishqebapi për tymosjen

Për vajin e sallatës:

  • 1 lugë gjelle pesto me domate të thara
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Lëngu I ½ limon

Instructions

1. Fillimisht marinojmë fileton e peshkut pasi duhet lënë të marinohet gjatë natës. Pastroni mirë fileton nga halat e peshkut dhe thajeni me nje letër kuzhine.

2. Në një tas të vogël bashkoni sheqerin, kripën, lëkurat e limonit dhe koprën të cilën e keni copëtuar më parë. Mbuloni fileton e peshkut me këtë përzierje dhe shtoni edhe kokrrat e piperit. Mbulojeni pjatën me qese transparente dhe vendoseni në frigorifer të marinohet për gjithë natën.

3. Ditën tjetër, me një thikë hiqni marinadën nga pëshku. Priteni diagonalisht në fileto të holla duke përdorur një thikë shumë të mprehtë. Do vëreni që marinimi e ka forcuar disi tulin e peshkut, ndaj do e keni të lehtë ta prisni.

4. Vendosni disa tufa rozmarine në një tas të thellë, ndizeni rozmarinën deri sa të fillojë të lëshojë tym (përdorni rozmarinë të thatë për këtë proces). Shpejt e shpejt vendosni mbi pjatë shkopat e shishqebapit sipër pjatës e më pas filetot e peshkut. Mbulojeni me një tas të thellë në mënyrë që ta mbani tymin brenda. Lerini të tymosen për 1 minutë

5. Në një pjatë të madhe hidhni sallatën mikse, domaten dhe kungulleshkën e pjekur. Vendosni të gjithë përbërësit e vajit të sallatës në një kavanoz qelqi dhe tundeni mirë që të bashkohen shijet. Marinoni sallatën dhe mbi të vendosni filetot e peshkut dhe farat e lulediellit.

6. Servireni me një gotë vere të bardhë të ftohtë.

Notes

Shënim: Nëse nuk arrini dot ta tymosni peshkun mund ta konsumoni edhe thjesht të marinuar. Gjithashtu, për të evtuar helmimin nga ushqimi, sigurohuni që peshku të jetë vertet I freskët, mund dhe ta ngrini në frigorifer për 24 orë para konsumit.

Të afërta

Filed Under: Bashkepunime, Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: sallate e plote per dreke, SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR, si te marinojme peshkun, si te tymosim trofte

Previous Post: « Tako vegjetariane të thjeshta dhe të shpejta, ideale për tu mbledhur me miqtë për #tacoTuesday
Next Post: Lazanja si pёr tё dielё »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Taco Tuesday

Tako vegjetariane të thjeshta dhe të shpejta, ideale për tu mbledhur me miqtë për #tacoTuesday

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled