• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Qumësht bajamesh i bërë në shtëpi

1 Shkurt, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Ka pak kohë që kam filluar të eksperimentoj me qumështin me bazë bimore. I pari që kam provuar ishte qumështi i tërshërës, që kishte një rezultat fantastik, sidomos i ngrohur pak me kakao dhe shurup panje.

Pas tij, eksperimentova dhe me qumështin e bajameve. Rezultati ishte thjesht “uau”. Më pëlqen çdo gjë te ky qumësht, shija, konsistenca, aroma. Qumështi i bajames mund të përdoret në smoothie, kafe, për të përgatitur qumështin e artë me tumerik, aq të famshëm për vetitë e tij antiinflamatore, për të përgatitur kakao, e shumë të tjera, pak a shumë si qumështi me bazë shtazore.

Përgatitja e qumështit të bajames në shtëpi është shumë e thjeshtë. Mjafton të lini bajamet të zbuten në ujë për 1 natë, të ndërroni ujin e të shtoni ujë të freskët dhe ti kaloni në blender për pak minuta. Lëngu i kulluar nga përbërja është qumështi i bajames. Mund ta pasuroni shijen duke shtuar erëza si kanellë, apo vanilje, ose ta ëmbëlsoni pak me mjaltë apo shurup panje. Mua personalisht më pëlqen versioni i pastër, ku ajo që dominon është shija e bajames.

Shijon shkëlqyer shoqëruar me biskotat me tërshërë dhe arra, mini-kekë me boronicë dhe mund të përdoret si zëvendësues i qumështit të zakonshëm kur përgatisni tërshërë që e lini gjatë gjithë natës në frigorifer.

Përbërësit

Për rreth 3 kupa qumësht bajamesh

  • 1 kupë bajame, idealisht të rritura në kushte organike
  • 5 kupa ujë (2 për të lënë bajamet në ujë dhe 3 për ta përdorur për qumështin)
  • Pakëz kripë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Lërini bajamet zhytur në 2 kupa ujë për gjatë gjithë natës në frigorifer.
  2. Kullojeni ujin dhe shpëlajini dhe një herë me ujë të pastër.
  3. Hidhini në blender, shtoni tre kupa ujë dhe pakëz kripë.
  4. Bluajini për 1-2 min, në shpejtësi maksimale, deri sa bajamet të jenë grirë plotësisht.
  5. Kullojeni lëngun duke përdorur një napë, ose si në rastin tim sitën e miellit, duke u munduar të merrni sa më shumë lëng, pra ta kulloni sa më mirë.
  6. Lëngu i përftuar është pikërisht qumështi i bajames, i cili mund të ruhet në një shishe qelqi të mbyllur hermetikisht deri në 2 ditë në frigorifer.

Brumin/pulpën që mbetet mund ta përdorni në forma nga më të ndryshmet, ta shtoni në tërshëren e mëngjesit, ta shtoni në smoothie, ta shtoni në brumin e kekut apo biskotave që do gatuani apo ta përdorni në salcën e makaronave. Herën e fundit që bëra qumësht bajamesh thjesht i shtova pak mjalt dhe e konsumova direkt. Ishte fantastike.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: cfare te hame per mengjes, mengjes i shendetshem, qumesht bajamesh, receta te shendetshme, receta te thjeshta, si te te bejme qumesht bajamesh ne shtepi, vegan, vegjetarian

Previous Post: « Biskota me çokollatë
Next Post: Krem çokollate dhe lajthie i bërë në shtëpi »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled