Tërshërë për mëngjes

Share

IMG_1822Ku ka më mirë, se të zgjohesh dhe mëngjesi të jetë gati. Tërshëra e përgatitur duke e lënë në frigorifer gjatë natës është një nga mëngjeset e mia të preferuara, kjo sepse është gati në çast dhe të jep mundësinë të shtosh çfarë do lloj përbërësish që dëshiron duke filluar nga frutat, e duke vazhduar me farat, frutat e thata, e madje edhe copëza çokollate.

Koha e përgatitjes : 5 minuta

Përbërësit

Për 1 person

  • 1/2 kupë tërshërë
  • 1 kupë qumësht
  • 1/8 lugë gjelle (tbs) kripë
  • 1 lugë gjelle (tbs) fara të pjekura (një miks farash lini, luledielli dhe susami)
  • 1/2 lugë gjelle (tbs) rrush i thatë
  • 1 lugë çaji (tsp) mjaltë
  • Kanellë
  • Fruta të freskëta

Në mbrëmje bashkojmë tërshërën dhe qumështin dhe i lëmë gjithë natën ne frigorifer. Në mëngjes shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe i trazojmë mirë. Super mëngjesi është gati dhe përveçse do keni marrë shumë vlera ushqyese do ndiheni të ngopur deri në drekë.
Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm 🙂

IMG_1824

Lini një Përgjigje