Biskota me tërshërë dhe arra

Share

Biskotat me tërshërë dhe arra janë thjesht fantastike. Mund ti konsumoni me çajin ose kafen e pasdites, ti hani për mëngjes kur jeni me nxitim e nuk keni kohe të përgatisni diçka, apo ti merrni me vete kur dilni për hiking që t’iu japin energji. Unë i quaj biskota dimri, pasi i përgatis shumë shpesh në dimër.

Për herë të pare i kam gatuar para disa vitesh, që ti merrja me vete në hiking. Të gjithë i pëlqyen shumë, e që atëherë i kam gatuar shumë shpesh.

Kjo recetë kërkon të shkrijmë gjalpin deri sa të marrë ngjyrë të artë në kafe. Është një hap më shumë, por ama i jep shumë shije biskotave, kështu që ju këshilloj të mos e kaloni.

Biskotat mund ti ruani në një enë hermetike në temperaturë ambienti për 1 javë. Pra, kushtojini pak minuta të dielën pasdite e kënaquni gjithë javën.

Përbërësit

Për 22-24 biskota të vogla ose 10 të mëdha

  • 1 kupë tërshërë e imet
  • ½ kupë miell integral
  • ¼ kupë miell i zakonshëm
  • 100 gjalp
  • ½ kupë sheqer kaf
  • 1 vezë
  • 2 tbs susam i zi
  • 2 tbs susam i bardhë
  • ¼ kupë mjaltë
  • 1 tsp kanellë
  • ½ tsp kripë
  • ½ tsp arrë moskati e grirë
  • ½ tsp kardamon
  • 1 tsp fryrës për ëmbëlsira
  • ¾ kup arra të copëzuara

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

Përgatisni 2 tepsi me letër pjekje dhe lërini mënjanë.

Ndizni furrën në 180 gradë Celsius.

Shkrini gjalpin në një tigan të vogel sa të marri ngjyrë të artë. Lëreni të ftohet e me pas vendoseni për 5 min në frigorifer.

Në një enë të madhe përzieni miellin, tërshërën, fryrësin e ëmbëlsirave, susamin, kripën dhe erzat.

Në një enë tjeter rrihni sheqerin me gjalpin deri sa të bëhet një masë kremoze. Shtoni mjaltin dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen.

Bashkoni të 2 përzierjet deri sa të krijohet një masë disi uniforme.

Formoni biskotat në toptha të vegjël me ndihmën e një luge akulloreje. Në mungesë të saj mund ta formoni brumin me dorë.

Piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 10-12 min, ose më gjatë nëse keni përgatitur versionin e biskotave të mëdha.

Thjesht, shpejt, shëndetshëm.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje