Qumësht tërshëre i përgatitur në shtëpi

Share

Oatmeal milkNëse jeni të fiksuar pas tërshërës sikurse jam unë, me siguri do mbeteni pa mend pas qumështit të tërshërës. Receta e përgatitjes është shumë e thjeshtë, dhe rezultati është fantastik. Gjithçka ju duhet të keni është një blender, një sitë mielli, ose kullese çaji, dhe një enë e madhe.

Qumështi i tërshërës ka shije drithi, pakëz të ëmbël. Unë e përdor në kafe, smoothie, për të pergatitur kakao të ngrohte, ose e konsumoj ashtu sic është, thjesht të ngrohur e me pak kanellë. Kam lexuar që mund të perdoret në vend të qumështit normal në ëmbëlsira të pjekura, puding etj, por nuk e kam provuar asnjëherë.

Koha : 5 min

Përbërësitë :

  • 4 kupa ujë
  • 1 kupë tërshërë
  • Pakëz kripë

Për mua raporti 3 kupa ujë me 1 kup tërshërë është ideali, por, ju mund të luani me receten dhe të krijoni raportet tuaja.

Përgatitija

  1. Lëreni tërshërën me 1 kupë ujë në një enë të madhe për rreth 30 min.
  2. Kulloni ujin nga tërshëra dhe vendoseni në blender.
  3. Shtoni 3 kupa ujë dhe pakëz kripë dhe bluajini për 1-2 min.
  4. Vendosni nje sitë mielli, apo kullesë çaji mbi një tas të madh dhe kulloni qumështin.
  5. Qumështin e përgatitur ruajeni në kavanoz ose shishe qelqi për 3-4 ditë.

Qumështi i tërshërës përgatitur në shtepi, tenton të ndahet në shtresa gjatë qëndrimit në enë, kështu që përpara se ta konsumoni tundeni mirë, ose trazojeni me ndihmën e një luge.

Mos harroni, pulpa e mbetur nga qumështi nuk duhet hedhur. Mund ta përdorni në smoothie, brumin e ëmbëlsirave, apo te tërshëra e ngrohtë që përgatisni për mëngjes.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje