• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Hurma arabie të mbushura, zhytur në çokollatë të zezë

20 Shkurt, 2018 By Mandarina Leave a Comment

Më pëlqen shumë të krijoj mini-ëmbëlsira me hurma arabie, pasi janë gati në pak minuta dhe mund të luash pafund me shijet. Zakonisht i mbush me gjalp arror, si psh gjalp kikirku apo bajameje, ose gjapin tim të preferuar të farave të susamit, tahinin. Hurmat e arabisë kombinohen shumë mirë edhe me rikota, mascarpone, e sidomos me bajame të pjekura.

Gjithmonë i preferoj hurmat e arabisë të zhytura në cokollatë të zezë, për të balancuar disi ëmbëlsinë e tyre. Përveçse super të shijshme e të shëndetshme, hurmat e arabisë janë të shkëlqyea si dhuratë për njerëzit e dashur, mjafton ti paketoni bukur e keni gati një dhuratë shumë të këndshme.

Për t’iu treguar sa e thjeshtë është ti përgatisni, kam xhiruar një video të shkurtër, që do ta gjeni në Instagram & Youtube në ditët në vijim.

Hurma arabie te mbushura
Hurma arabie te mbushura me bajame
Print

Hurma arabie të mbushura me bajame, zhytur në çokollatë të zezë

Ingredients

Përbërësit

  • 20 hurma arabie
  • 200 g çokollatë e zezë
  • Mund të zgjidhni ose të kombinoni përbërësit më poshtë:
    • Gjalpi juaj arror i preferuar (gjalp kikiriku, gjalp bajamesh, gjalp lajthish etj)
    • Tahini
    • Bajame të pjekura
    • Rikota
    • Maskarpone
  • Opsionale - Fruta të thata të grira

Instructions

Përgatitja

  1. Hiqni bërthamën nga hurmat e arabisë
  2. Mbushini me kujdes duke përdorur një qese pastiçerie, ose një lugë të vogël me cfarë të dëshironi. Unë kam zgjedhur bajamet.
  3. Në momentin që janë të gjitha gati, shkrini çokollatën në banjo-mari.
  4. Zhysni çdo hurmë arabie të mbushur në çokollatë, dhe shtoni sipër fruta të thata të grira.
  5. Vendosini me kujdes në një pjatë ku keni shkruar letër pjekjeje, në mënyrë që të mos ngjisin.
  6. Lërini të ftohen në frigorer për 10-15 minuta, ose deri sa çokollata të jetë ngurtësuar.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: embelsira te shendetshme, hurma arabie, receta me hurma arabie, receta vegane, te gatuajme me hurma arabie, vegane

Previous Post: « Mësojmë të gatuajmë së bashku
Next Post: Pesto me domate të thara »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled