Ndërkohë që po shikoja menunë për të porositur një drekë të shpejt në Amsterdam, më kapi syri “pasta me pesto të kuq”, diçka që në fakt nuk e kisha dëgjuar më parë. Mezi prisja të më vinte pjata, jo vetëm sepse isha shumë e uritur, por, edhe sepse do provoja një gatim të ri.
Ishte shumë e thjeshtë ta kuptoje që në kafshatat e para që përbërësi kryesor ishin domatet e thara. Fillova të kërkoja për recetën, eksperimentova shumë me të deri sa të gjeja ekulibrin e duhur të përbërësve.
Peston me domate të thara, unë e shijoj shumë me pasta, ose mbi tost shoqëruar me pak rikota, salcë kosi, apo humus. E kam shijuar gjithashtu me kinoa, ose perime të pjekura në furrë. E bukura është që mund të përgatisni një sasi të madhe e ta mbani në ngrirje të ndarë në porcione, e ta përdorni sa herë të dëshironi.
Pesto me domate të thara
Ingredients
Përbërësit
- 2 kupa domatë të thara
- 2 tufa majdanoz
- 1 tufë borzilok
- 1/2 kupë fara luledielli
- 50 g djathë kaçkavall të grirë në rende
- 3/4 kupë vaj ulliri
- 1 limon – lëngu dhe lëkura(opsional)
- Kripë
- Piper
- Pak spec i kuq djegës i copëzuar (opsional)
Instructions
Përgatitja
- Nëse po përdorni domate të thara të ruajtura në kripë, jo në vaj, vendosini në ujë të ngrohtë për rreth 5 minuta para se ti përdorni. Derdhni ujin dhe vendosini domatet në një proçesor ushqimor.
- Nëse po përdorni domate të thara të ruajtura në vaj, thjesht kullojini nga vaji ku ruhen dhe vendosini në proçesorin ushqimor.
- Shtoni majdanozin, borzilokun, farat e lulediellit, djathin, vajin e ullirit dhe lëngun dhe lëkurën e limonit dhe bluajini për afërsisht 1 minutë, ose deri sa masa të fillojë të bëhet kremoze dhe homogjene.
- Kontrolloni për kripë, para se të shtoni më shumë, pasi domatet e thara dhe sdjathi janë të kripura. Nëse mendoni se ka nevojë për më shumë kripë shtojeni në sasi të vogla deri sa të arrini sasinë e duhur.
- Shtoni piper dhe specin djegës të copëzuar në fund dhe trazojeni mirë.
- Ndajeni masën në racione dhe vendosni në ngrirje ato që nuk do përdorni.
- Unë zakonisht përdor 1 lugë gjelle pesto për 1 racion pasta, por kjo varet gjithmonë nga shija juaj.
Notes
Shënim : 1 kupë = 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Nevi
Sa here qe e shoh kete postim me shkon goja leng, kaq te mire e ke bere. Do ta bej sot meqe I kam gjithe perberesit.
Mandarina
? mezi pres pershtypjet ?