• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Pesto me domate të thara

22 Shkurt, 2018 By Mandarina 2 Comments

Pesto me domate te thara

Ndërkohë që po shikoja menunë për të porositur një drekë të shpejt në Amsterdam, më kapi syri “pasta me pesto të kuq”, diçka që në fakt nuk e kisha dëgjuar më parë. Mezi prisja të më vinte pjata, jo vetëm sepse isha shumë e uritur, por, edhe sepse do provoja një gatim të ri.

Ishte shumë e thjeshtë ta kuptoje që në kafshatat e para që  përbërësi kryesor ishin domatet e thara. Fillova të kërkoja për recetën, eksperimentova shumë me të deri sa të gjeja ekulibrin e duhur të përbërësve.

Peston me domate të thara, unë e shijoj shumë me pasta, ose mbi tost shoqëruar me pak rikota, salcë kosi, apo humus. E kam shijuar gjithashtu me kinoa, ose perime të pjekura në furrë. E bukura është që mund të përgatisni një sasi të madhe e ta mbani në ngrirje të ndarë në porcione, e ta përdorni sa herë të dëshironi.

Pesto me domate te thara

Pesto me domate te thara

Pesto me domate te thara
Print

Pesto me domate të thara

Ingredients

Përbërësit

  • 2 kupa domatë të thara 
  • 2 tufa majdanoz
  • 1 tufë borzilok
  • 1/2 kupë fara luledielli
  • 50 g djathë kaçkavall të grirë në rende
  • 3/4 kupë vaj ulliri
  • 1 limon – lëngu dhe lëkura(opsional)
  • Kripë
  • Piper
  • Pak spec i kuq djegës i copëzuar (opsional)

Instructions

Përgatitja

  1. Nëse po përdorni domate të thara të ruajtura në kripë, jo në vaj, vendosini në ujë të ngrohtë për rreth 5 minuta para se ti përdorni. Derdhni ujin dhe vendosini domatet në një proçesor ushqimor.
  2. Nëse po përdorni domate të thara të ruajtura në vaj, thjesht kullojini nga vaji ku ruhen dhe vendosini në proçesorin ushqimor.
  3. Shtoni majdanozin, borzilokun, farat e lulediellit, djathin, vajin e ullirit dhe lëngun dhe lëkurën e limonit dhe bluajini për afërsisht 1 minutë, ose deri sa masa të fillojë të bëhet kremoze dhe homogjene.
  4. Kontrolloni për kripë, para se të shtoni më shumë, pasi domatet e thara dhe sdjathi janë të kripura. Nëse mendoni se ka nevojë për më shumë kripë shtojeni në sasi të vogla deri sa të arrini sasinë e duhur.
  5. Shtoni piper dhe specin djegës të copëzuar në fund dhe trazojeni mirë.
  6. Ndajeni masën në racione dhe vendosni në ngrirje ato që nuk do përdorni. 
  7. Unë zakonisht përdor 1 lugë gjelle pesto për 1 racion pasta, por kjo varet gjithmonë nga shija juaj. 

Notes

Shënim : 1 kupë = 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: domate te thara, Pesto me domate te thara, receta me domate te thara, receta vegjetariane, si te pergatisim pesto ne shtepi

Previous Post: « Hurma arabie të mbushura, zhytur në çokollatë të zezë
Next Post: Kek me fëstëk dhe vaj ulliri, mbuluar me çokollatë të bardhë »

Reader Interactions

Comments

  1. Nevi

    8 Mars, 2018 at 12:27 pm

    Sa here qe e shoh kete postim me shkon goja leng, kaq te mire e ke bere. Do ta bej sot meqe I kam gjithe perberesit.

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      8 Mars, 2018 at 2:04 pm

      ? mezi pres pershtypjet ?

      Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled