Si vajzë mesdheu që jam, i dashuroj ditët me diell. Dimri është disi i vështirë për ne, sidomos ditët me shi, kështu që mundohem të gjej mënyra për ta bërë sa më të ëmbël. Ky miks për të përgatitur çokollatë të ngrohtë në shtëpi, është fiks ajo që iu duhet në këto raste. Shkon shkëlqyer…
Pije
Smoothie me mjedra – i preferuari im në verë
Përfundimisht unë i dashuroj smoothie-t, dhe kënaqem duke luajtur me kombinimin e shijeve, ngjyrave e teksturave. Po mendoja për smoothies që kam më shumë qef, dhe vura re që kam nga një të preferuar për çdo stinë. Smoothie im i preferuar i vjeshtës është “Smoothie me mollë”, i preferuari i dimrit është “Smoothie me gjalp…
Smoothie me gjalp kikiriku
Në Tiranë është një bar, “Funky moustache” ku bëjnë smoothie fantastik me gjalp kikiriku. Një version të ngjashëm me këtë recetë e provova pikërisht atje. Më pëlqeu aq shumë, sa doja patjetër ta përgatisja në shtëpi, ndaj e konsumova avash-avash duke u përpjekur të kuptoja përbërësit. Nuk e di sa afër recetës së “Funky Moustach”…
Liker me verë të kuqe dhe karafila
Më pëlqen shumë të mësoj për recetat tradicionale shqiptare e të eksperimentoj me to. Në një farë mënyre janë ato që na lidhin me të shkuarën e na ndihmojnë te njohim e ta duam më shumë kulturën dhe kulinarinë shqiptare. Likeri me vere të kuqe është një nga ato receta me të cilën jam kënaqur…
Smoothie me mollë – mëngjesi ideal
Ky smoothie me mollë është thjesht fantastik. Mua më kujton shijen e ëmbëlsirave me mollë. Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’iu lër pa mend. Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në…
Qumësht tërshëre i përgatitur në shtëpi
Nëse jeni të fiksuar pas tërshërës sikurse jam unë, me siguri do mbeteni pa mend pas qumështit të tërshërës. Receta e përgatitjes është shumë e thjeshtë, dhe rezultati është fantastik. Gjithçka ju duhet të keni është një blender, një sitë mielli, ose kullese çaji, dhe një enë e madhe. Qumështi i tërshërës ka shije drithi,…
Smoothie me pjeshkë dhe turmerik
Smoothie me pjeshkë dhe turmerik është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur me energji ditët e verës. Sekreti, për një shije fantastike është të zgjidhni pjeshkë të pjekura mirë e me lëng. Përveç pjeshkëve, unë shtova banane për ëmbëlsi, tërshërë për fibra, fara çia për yndyrna të mira dhe turmerik për efektin e tij…
Limonadë me shalqi – Watermelon agua fresca
Limonada me shalqi është një nga mënyrat më të mira për tu freskuar gjatë verës. Për më tepër është shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Mjafton të kaloni në blender, disa copa shalqi, mjaltë dhe lëng laim (një varietet limoni, në ngjyrë jeshile të errët, me shije të athët në të hidhur). Kjo limonadë është shumë…
Smoothie me portokall me shegë
Një smoothie fantastik me përbërësit e stinës plus turmerik dhe piper të kuq për ta bërë edhe më interesant në shije, edhe më të shëndetshëm. Për 2 persona
Smoothie e gjelbër
Ky super smoothie, në ngjyrë të gjelbër është shumë i shijshëm dhe i thjeshtë për tu përgatitur. Ështe plot me vlera ushqyese, vitamina nga frutat e perimet, fibra dhe yndyrna të mira nga farat. Mua më pëlqen pak i athët, por nëse nuk i keni qejf gatimet e athëta, mund të shmangni limonin dhe të shtoni pakëz…