Popovers ose sic i quaj une shqip pufka eshte nje recete britanike, shume popullore per mengjes. Eshte shume e thjeshte dhe e dashur e nuk mund te mos e ndaja me ju.
E bukura eshte qe shija e tyre eshte neutrale e mund ti shijojme me cfare te duam, qe nga djathi e gjalpi, e deri te mjalti apo receli. Madje mund ti krijojme mini embelsira duke i mbushur ato me krem pasticerie.
Receta e popovers (pufkave)
Perberesit
Per 12 popovers
- 1 kup miell
- 1 kup qumesht
- 3 veze te medha
- 2 luge gjelle (tbs) gjalp te shkrire + gjalp per te lyer tepsine e muffins qe te mos ngjisin
- 1 luge caji (tsp) kripe
- 1 luge caji (tsp) sheqer
Pergatitja
Perziejme te gjithe perberesit deri sa te krijohet nje mase homogjene. Parangrohim furren dhe tepsine e muffins te cilen e kemi lyer me gjalp ne 220 grade.
Mbushim format e muffins ne gjysem, pasi pufkat fryhen shume dhe mund te derdhen gjate pjekjes.
I lem te piqen ne 220 grade per 5 minutat e para e me pas per rreth 20 min te tjera me 180.
I sherbejme menjehere te ngrohta. Ato qe teprojne i ruajme ne nje ene hermetike per 1 ose maksimumi 2 dite dhe i ngrohim gjithmone para se ti sherbejme.
Nese deshirojme mund ti mbushim sipas shijes.
Lini një Përgjigje