Më pëlqen shumë të krijoj mini-ëmbëlsira me hurma arabie, pasi janë gati në pak minuta dhe mund të luash pafund me shijet. Zakonisht i mbush me gjalp arror, si psh gjalp kikirku apo bajameje, ose gjapin tim të preferuar të farave të susamit, tahinin. Hurmat e arabisë kombinohen shumë mirë edhe me rikota, mascarpone, e sidomos me bajame të pjekura.
Gjithmonë i preferoj hurmat e arabisë të zhytura në cokollatë të zezë, për të balancuar disi ëmbëlsinë e tyre. Përveçse super të shijshme e të shëndetshme, hurmat e arabisë janë të shkëlqyea si dhuratë për njerëzit e dashur, mjafton ti paketoni bukur e keni gati një dhuratë shumë të këndshme.
Për t’iu treguar sa e thjeshtë është ti përgatisni, kam xhiruar një video të shkurtër, që do ta gjeni në Instagram & Youtube në ditët në vijim.
Hurma arabie të mbushura me bajame, zhytur në çokollatë të zezë
Ingredients
Përbërësit
- 20 hurma arabie
- 200 g çokollatë e zezë
- Mund të zgjidhni ose të kombinoni përbërësit më poshtë:
- Gjalpi juaj arror i preferuar (gjalp kikiriku, gjalp bajamesh, gjalp lajthish etj)
- Tahini
- Bajame të pjekura
- Rikota
- Maskarpone
- Opsionale - Fruta të thata të grira
Instructions
Përgatitja
- Hiqni bërthamën nga hurmat e arabisë
- Mbushini me kujdes duke përdorur një qese pastiçerie, ose një lugë të vogël me cfarë të dëshironi. Unë kam zgjedhur bajamet.
- Në momentin që janë të gjitha gati, shkrini çokollatën në banjo-mari.
- Zhysni çdo hurmë arabie të mbushur në çokollatë, dhe shtoni sipër fruta të thata të grira.
- Vendosini me kujdes në një pjatë ku keni shkruar letër pjekjeje, në mënyrë që të mos ngjisin.
- Lërini të ftohen në frigorer për 10-15 minuta, ose deri sa çokollata të jetë ngurtësuar.
Lini një Përgjigje