Ёshtё njё ditё shumё e bukur dhe gjtihcka dua tё bёj ёshtё ta shpenzoj ditёn jashtё. Tё marrё rreze dielli nё park, tё lexoj dicka, tё luaj me letra me miqtё, dhe sigurisht tё shijoj ushqim tё mirё. Receta qё po sjell sot ёshtё njё pite e mbushur me gjithё tё mirat qё tё ofron mesdheu: domate, kastraveca, ullinj, sallatё jeshile, djathё tё bardhё. Tё gjitha kёto tё vendosura Brenda njё piteje tё bёrё nё shtёpi shumё thjeshtё. Unё kam shtuar edhe njё salcё tё thjeshtё tё bёrё me salcё kosi, dhe qiqra tё thekёrisura pёr ti shtuar mё shumё shije dhe proteina bimore.
Pite e mbushur
Ingredients
Pёrbёrёsit
- 6 pite
- 3 domate mesatare
- 2 kastraveca mesatar
- 6-8 gjethe sallate jeshile
- 1 kuti qiqra tё konservuara
- 100 g djathё i bardhё
- Njё dorё ullinjsh pa bёrthamё
- 6 lugё gjelle kos grek ose salcё kosi
- 4 lugё gjelle vaj ulliri
- Lёngu dhe lёkura e njё gjysёm limoni
- Kripё
- Piper
Instructions
Pёrgatitja
- Nёse po i pёrgatisni vetё pitet sigurohuni qё tё ndiqni shpjegimet hap pas hapi nё kёtё postim. Nёse po pёrdorni tё gatshme, mos harroni ti ngrohni pak pёrpara.
- Nё fillim gatuani qiqrat.
- Hapeni me kujdes kutinё e qiqrave tё konservuara. Kullojini mirё dhe lёrini mёnjanё.
- Nё njё tigan me bazё tё gjerё, shtoni 2 lugё gjelle vaj ulliri dhe vendoseni tiganin nё temperaturё tё mesme nё tё lartё.
- Shtoni qiqrat dhe gatuajini pёr 10-15 min, ose deri sa tё fillojnё tё marrin njё ngjyrё tё artё nё kafe.
- Shtojini kripё dhe piper dhe lёrini mёnjanё tё ftohen disi.
- Pёr tё pёrgatitur salcёn me bazё kosi grek ose salcё kosi, thjeshtё trazoni 2 lugё gjelle vaj ulliri, lёngun dhe lёkurёn e njё gjysёm limoni, kripё dhe piper me kosin grek, ose salcёn e kosit.
- Prisni domatet dhe kastravecat nё feta dhe lёrini mёnjanё.
- Lyeni cdo pite me salcёn e pёrgatitur, shtoni fletёn e sallatёs jeshile.
- Vendosni sipёr feta kastraveci, domatesh, ullinj, djathё tё bardhё dhe qiqra tё thekёrisura, paloseni me kujdes dhe shijojeni.
- Ju mund ti paketoni lehtёsisht pitet si nё foto, ti vendosni nё njё tas me mbyllje hermetike e ti merrni me vete pёr piknink pёr ti shijuar me njё Coca-Cola Zero Sheqer, Zero Kalori.
Lini një Përgjigje