• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Supë e thjeshtë me lulelakër

11 Janar, 2018 By Mandarina 2 Comments

Supe me lulelaker

Unë i kam shumë qef perimet, dhe supa është një mënyrë shume e thjeshtë dhe e shpejtë për ti shijuar ato. Një pjatë supë e ngrohtë, një batanije rreth këmbëve, nje dokumentar apo serial në Netflix dhe sigurisht macet e mia, janë mënyra më e mirë për të kaluar pasditet e dimrit.

Kjo supë me lulelakër është super kremoze dhe e shijshme, e kërkon vetëm 5 përbërës për tu përgatitur, pa numëruar erëzat. E meqënëse po flasim për erëzat, ju mund të luani me erëzat tuaja të preferuara, për ti shtuar shije kësaj supe, e për ta bërë çdo herë ndryshe.

Supe me lulelaker
Print

Supë e thjeshtë me lulelakër

Prep 5 mins

Cook 35 mins

Total 40 mins

Author ejona

Yield 4-6 persona

Ingredients

Përbërësit

  • 1 lulelakër e madhe, rreth 700 g
  • 1 presh mesatar, do të përdorim vetëm pjesën e bardhë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ kupë (100 ml) ajkë qumështi (pana, jo e ëmbël)
  • 4 kupa ujë, ose lëng perimesh
  • Kripë
  • Piper
  • 1 lugë çaji (tsp) xhinxher pluhur
  • Pak arrë moskati
  • Pak spec djegës i tharë e i grirë shumë imët (opsionale)
  • Fruta të thata të copëzuara (arra, bajame, stika, lajthi etj)

Instructions

Përgatitja

  1. Pastroni lulelakrën, priteni në lule dhe lëreni mënjanë.
  2. Pastroni preshin, priteni hollë, dhe lëreni mënjanë.
  3. Në një tenxhere të madhe kavërdisni preshin me një lugë vaj ulliri, për 3-4 minuta.
  4. Shtoni lulelakrën dhe gatuajeni për 2-3 minuta të tjera.
  5. Shtoni ujin dhe lëreni të ziej për rreth 30 minuta, ose deri sa lulelakra të jetë zbutur.
  6. Hiqeni nga zjarrin dhe bluajeni përbërjen me një blender dore, deri sa të jetë bërë kremoze.
  7. Shtoni panën, kripë, piper, xhinxherin pluhur dhe arrën e moskatit e trazojini mirë.
  8. Ndajeni supën në pjatat ku do ta shërbeni dhe shtoni sipër frutat e thata që keni zgjedhur dhe pak spec djegës.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: gatime me lulelaker, si te pergatisim nje supe te thjeshte ne shtepi, supe, Supë e thjeshtë me lulelakër, supe kremove, supe me lulelaker, supe vegjetariane

Previous Post: « Sallatë me lakër dhe fruta
Next Post: Kish (quiche) me presh »

Reader Interactions

Comments

  1. Elsa

    2 Shkurt, 2018 at 1:16 pm

    E kam provuar mbreme dhe Ishte shume e shijshme?.

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      2 Shkurt, 2018 at 4:34 pm

      Me behet shume qefi ? ju befte mire ?

      Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled