• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Receta bazike për të përgatitur humus

31 Mars, 2017 By Mandarina 4 Comments

Humus është një pure apo krem qiqrash me tahini, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe kumin. Origjina e humusit është nga lindja e mesme, por fama e tij tashmë i ka kaluar kontinentet.

Humusi ka shije fantastike dhe vlera shumë të mira ushqyese, dhe është shumë i thjeshtë për tu përgatitur. Shpesh bëj shaka duke thënë se humus, është dëshmi që gjërat më të thjeshta në jetë, janë më të mirat,

Një nga gjërat më të mira të humusit është fakti që është një bazë shumë e mirë për të eksperimentuar me shijet.

Mund të shtoni erëza nga më të ndryshmet si :

  • koriander
  • spec të kuq të ëmbël
  • kanellë
  • spec djegës të copëzuar.

Mund të eksperimentoni duke shtuar :

  • spec të kuq të copëzuar
  • ullinj
  • domate të thara
  • qepë të karamelizuara
  • lëkure limoni
  • fara të ndryshme.

Shumë interesante është edhe të shtoni pak panxhar të gatuar ose një dorë spinaq. Kështu do të merrni humus me ngjyrë fantastike rozë në të kuqe dhe të gjelbër, dhe me vlera shtesë ushqyese nga spinaqi ose panxhari.

Receta që po ndaj me ju është receta bazike e humusit, një bazë fantastike që ju lë të eksperimentoni me shije nga më të ndryshmet.

Humusi shërbehet mbi pite apo kulaç, për të shoqëruar perimet, apo për të shoqëruar mishin e pulës, peshkut, apo biftekun e lulelakrës.

Humus
Print

Humus - receta baze

Ingredients

Përbërësit

  • 1 kupë qiqra të pagatuara
  • 1/2 - 1 lugë gjelle (tbs) tahini (në varësi të sa ju pëlqen tahini)
  • 2 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle (tbs) lëng limoni i freskët
  • 1 lugë çaji (tsp) kumin pluhur (opsional)
  • Kripë
  • Piper
  • 1 lugë çaji (tsp) sodë
  • Ujë për të lënë qiqrat të zbuten si dhe ujë për ti zier.

Humusin mund ta përgatisni edhe me qiqra të konservuara. Sasia e qiqrave që ju duhet në këtë rast është 2 kupa qiqra pasi i keni kulluar lëngun.

Instructions

Përgatitja

  1. Vendosini qiqrat në një enë të madhe dhe mbulojini me ujë. Në to hidhni edhe pak sodë, që ndihmon që qiqrat të ziejnë më shpejt. Lërini qiqrat në ujë për gjatë gjithë natës, ose të paktën për 5-6 orë.
  2. Ditën tjetër derdhni ujin në të cilin i keni lënë qiqrat dhe vendosini në një tenxhere të madhe.
  3. Shtoni ujë dhe vendosini të ziejnë deri sa qiqrat të jene zier. Për ta provuar nëse jane gati merrni një kokërr qiqër dhe shtypeni me gishta. Nëse shtypet lehtësisht janë gati. Mua mu desh rreth 30 minuta, që qiqrat të zienin.
  4. Derdhni ujin në të cilin u zien qiqrat, duke ruajtur pak mënjanë sepse mund të na duhet kur ti proçesojmë në proçesorin ushqimor.
  5. Lërini të ftohen për pak minuta.
  6. Nëse keni kohë, mund të hiqni cipën e qiqrave. Proçesi është i thjeshtë, por të merr pak kohë. Nëse keni pak kohë në dispozicion mundet thjesht ti lini qiqrat me gjithë cipë. Shija e humusit nuk ndryshon, por tekstura është pak më kremoze nëse përdorni qiqra pa lëkurë.
  7. Në një blender ose proçesor ushqimor vendosni qiqrat, tahinin, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe kumin dhe bluajini mirë. Nëse e pëlqeni humusin super kremoz shtoni 3-4 lugë gjelle ujë nga uji në të cilin janë zier qiqrat.
  8. Në fund shtoni kripë dhe piper dhe bluajeni dhe për pak sekonda.
  9. Humusi është gati.
  10. Mund ta shoqëroni me pite ose me perime.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: humus, kumin, qiqra, receta bazike per humus, receta te shendetshme, receta vegane, si te pergatisim humus ne shtepi, tahini, vegan

Previous Post: « “Biskota” me susam – një recetë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme
Next Post: Si të përgatisim granola në shtëpi »

Reader Interactions

Comments

  1. Bake My Day Happy

    31 Mars, 2017 at 11:18 am

    Edhe unë e bëj shpesh se më pëlqen shumë shumë. Biles e përdor edhe për të lyer bukën e sanduiçit të fëmijëve për në shkollë. ??

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      31 Mars, 2017 at 11:22 am

      ??? heren e fundit provova ta ngrija, pjesen qe me mbeti dhe u gezova shume kur zbulova qe e ruante shijen ?

      Përgjigjiuni
      • Bake My Day Happy

        31 Mars, 2017 at 11:26 am

        Good to know. Nuk e dija këtë ?

        Përgjigjiuni
      • Bake My Day Happy

        31 Mars, 2017 at 11:29 am

        Nuk e dija këtë. Good to know ?

        Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje te Bake My Day Happy Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled