• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Fruta të thata të karamelizuara

23 Janar, 2018 By Mandarina 4 Comments

Fruta te thata te karamelizuara

Frutat e thata të karamelizuara janë një nga mëkatet e mia të ëmbla, të cilave nuk u ndahem dot. Kombinohen shkëlqyer me një gotë verë, apo me një filxhan kakao të ngrohtë, për ata që sikurse unë, nuk e kanë shumë qef alkoolin. Gjithmonë përgatis shumë fruta të thata të karamelizuara, e sigurisht që një pjesë i ndaj edhe me miqtë.

Frutat e thata të karamelizuara qëndrojnë shumë mirë në temperaturë ambienti, të mbyllura në një kavanoz për javë të tëra, kështu që mund ti keni gati sa herë ju shkon mendja për to. Ju mund të zgjidhni frutat e thata të preferuara e mund të përdorni erëza për ti shtuar shije, gjithçka është në dorën tuaj.

Fruta te thata te karamelizuara

Fruta te thata te karamelizuara
Fruta te thata te karamelizuara
Fruta te thata te karamelizuara
Print

Fruta të thata të karamelizuara

Prep 10 mins

Cook 15 mins

Total 25 mins

Ingredients

Përbërësit

  • 2 kupa miks frutash të thata (unë zakonisht bëj një kombinim të arrave, lajthive dhe bajameve)
  • 1 kupë sheqer
  • 20 g gjalpë

Instructions

Përgatitja

  1. Në një tepsi shtroni letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë.
  2. Vendosni një tigan me bazë të gjerë në zjarr mesatar në të lartë dhe shtoni sheqerin.
  3. Trazojeni vazhdimisht deri sa të jetë formuar një salcë në ngjyrë të kuqe në kafe.
  4. Shtoni gjalpin dhe frutat e thata dhe trazojeni mirë për pak sekonda.
  5. Zhvendoseni nga zjarri dhe shtrojeni masën në tepsi.
  6. Lërini frutat e thata të karamelizuara të ftohen plotësisht para se ti vendosni në kavanoz ku mund ti ruani për 3-4 javë.

Të afërta

Filed Under: Bashkepunime, Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: fruta te thata, fruta te thata te embla, Fruta te thata te karamelizuara, si te pergatisim fruta te thata te karamelizuara

Previous Post: « Kish (quiche) me presh
Next Post: Gliko me kumkuat, aka mandarina kineze »

Reader Interactions

Comments

  1. Nevila

    24 Janar, 2018 at 12:03 pm

    une vdes per frutat e thata, po me keq akoma kur jane te karamelizuara 🙂

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      24 Janar, 2018 at 12:05 pm

      Edhe une ? dhe “e keqja” eshte qe behen shume thjeshte dhe shpejt ? bie pre e tundimit shume kollaj

      Përgjigjiuni
      • Bake My Day Happy

        24 Janar, 2018 at 12:09 pm

        Hahahaha e di. Unë do e korrigjoja atë “mund ta ruani në një kavanoz për 3-4 javë” në “mund ta ruani në një kavanoz për 3-4 orë, nëse mundeni “?

        Përgjigjiuni
        • mmMandarina

          24 Janar, 2018 at 12:11 pm

          ? me sakte nuk behet

          Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled