Frutat e thata të karamelizuara janë një nga mëkatet e mia të ëmbla, të cilave nuk u ndahem dot. Kombinohen shkëlqyer me një gotë verë, apo me një filxhan kakao të ngrohtë, për ata që sikurse unë, nuk e kanë shumë qef alkoolin. Gjithmonë përgatis shumë fruta të thata të karamelizuara, e sigurisht që një pjesë i ndaj edhe me miqtë.
Frutat e thata të karamelizuara qëndrojnë shumë mirë në temperaturë ambienti, të mbyllura në një kavanoz për javë të tëra, kështu që mund ti keni gati sa herë ju shkon mendja për to. Ju mund të zgjidhni frutat e thata të preferuara e mund të përdorni erëza për ti shtuar shije, gjithçka është në dorën tuaj.
Fruta të thata të karamelizuara
Prep
Cook
Total
Ingredients
Përbërësit
- 2 kupa miks frutash të thata (unë zakonisht bëj një kombinim të arrave, lajthive dhe bajameve)
- 1 kupë sheqer
- 20 g gjalpë
Instructions
Përgatitja
- Në një tepsi shtroni letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë.
- Vendosni një tigan me bazë të gjerë në zjarr mesatar në të lartë dhe shtoni sheqerin.
- Trazojeni vazhdimisht deri sa të jetë formuar një salcë në ngjyrë të kuqe në kafe.
- Shtoni gjalpin dhe frutat e thata dhe trazojeni mirë për pak sekonda.
- Zhvendoseni nga zjarri dhe shtrojeni masën në tepsi.
- Lërini frutat e thata të karamelizuara të ftohen plotësisht para se ti vendosni në kavanoz ku mund ti ruani për 3-4 javë.
Nevila
une vdes per frutat e thata, po me keq akoma kur jane te karamelizuara 🙂
Mandarina
Edhe une ? dhe “e keqja” eshte qe behen shume thjeshte dhe shpejt ? bie pre e tundimit shume kollaj
Bake My Day Happy
Hahahaha e di. Unë do e korrigjoja atë “mund ta ruani në një kavanoz për 3-4 javë” në “mund ta ruani në një kavanoz për 3-4 orë, nëse mundeni “?
Mandarina
? me sakte nuk behet