• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Gliko me kumkuat, aka mandarina kineze

30 Janar, 2018 By Mandarina Leave a Comment

Gliko mandarinash kineze

A ju pëlqejnë mandarinat kineze? Janë shumë të shijshme e të lezetshme, dhe me to mund të përgatisni një gliko fantastike.

Nuk e di pse është kaq e vështirë ti gjesh në treg në Shqipëri, por sa herë i gjej, nxitoj të përgatis këtë gliko super të shijshme. Më pëlqen ta kombinoj me bukë të thekur dhe gjalp, ose ti mbulojë me çokollatë e ti shijoj si karamele.

Glikoja e mandarinave kineze është një dhuratë fantastike gjithashtu, kështu që nëse gjeni në treg, mos hezitoni ti blini dhe të përgatisni këtë recetë.

Gliko mandarinash kineze

Gliko mandarinash kineze

Print

Gliko me kumkuat, aka mandarina kineze

Ingredients

Përbëresit

  • 1 kg mandarina kineze
  • 750 g sheqer
  • 2 kupa (480 ml) ujë
  • 4-5 boçe cardamom (opsionale)

Instructions

Përgatitja

  1. Vendosini mandarinat kineze në një tas të madh, e mbulojini me ujë. Lërini të qëndrojnë kështu përgjatë gjithë natës.
  2. Ditën tjetër, mbushni një tenxhere të madhe me ujë e vendoseni të vlojë.
  3. Kur arrin pikën e vlimit, shtoni mandarinat kineze dhe lërini të ziejnë për 5-10 min.
  4. Derdheni ujin, shpëlajini mandarinat kineze me ujë të ftohtë dhe lërini mënjanë.
  5. Vendoseni sërish tenxheren me ujë të ziej, e kur arrin pikën e vlimit shtoni mandarinat kineze e lërini të ziejnë për 5-10 minuta.
  6. Përsëriteni këtë proçes 2-3 herë.
  7. Në fund lërini mandarinat kineze të ftohen disi e më pas shpojini me pirun ose me një kunjë druri, në 3-4 vende.
  8. Në një tenxhere të madhe, bashkoni sheqerin, mandarinat kineze dhe ujin, e vendosini të ziejnë së bashku.
  9. Kur të arrij pikën e zierjes, uleni temperaturën dhe lëreni të gatuhet avash për rreth 30-40 min, ose deri sa shurupi të filloj të trashet.
  10. Kujdesuni që të largoni shkumën që formohet gjatë zierjes.
  11. Ndajeni glikonë në kavanoza të sterilizuar e ruajeni deri në një vit.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta, Tradicionale Tagged With: gliko, Gliko me kumkuat, gliko me mandarina kineze, mandarina kineze, receta me mandarina kineze, recete e thjeshte per gliko, si te bejme gliko

Previous Post: « Fruta të thata të karamelizuara
Next Post: Polenta kremoze me porçini të tiganisur »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled