Kungulli është sinonim i vjeshtës. E shohim ngado që në fillim të tetorit, në tregun e fruta-perimeve, si dekorues nëpër dyqane e shtëpi apo në menunë e restoranteve. Gatimet me kungull janë pafund : byrek me kungull, biskota me kungull, kek me kungull, pure kungulli, sallatë me kungull, rizoto me kungull dhe sigurisht edhe supë…
shendetshem
Galetë me pjeshkë ëmbëlsuar në mënyrë natyrale
Këtë verë pjeshkët kanë qenë fantastike, të bukura, me aromë dhe shije shumë të mirë. Përveçse të freskëta, shijojnë shkëlqyer në smoothie, dhe pse jo dhe në ëmbëlsira. Kjo galetë me pjeshkë ku kombinohen shkëlqyer rikota kremoze me pjeshkët dhe shurupin e panjës është shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ta konsumoni të ngrohtë,…
Kek i kripur me kunguj, djathë dhe ullinj
Ky kek i kripur është një gatim tërësisht eksperimental. Doja të përgatisja diçka të kripur për ta ndarë me koleget e zyrës gjatë një eventi bamirësie dhe miksova pak a shumë gjithçka kisha në frigorifer. Keku i kripur doli vërtetë shumë i mirë dhe të gjithë po më kërkonin recetën. U perpoqa të mbaja mend…
Qumësht tërshëre i përgatitur në shtëpi
Nëse jeni të fiksuar pas tërshërës sikurse jam unë, me siguri do mbeteni pa mend pas qumështit të tërshërës. Receta e përgatitjes është shumë e thjeshtë, dhe rezultati është fantastik. Gjithçka ju duhet të keni është një blender, një sitë mielli, ose kullese çaji, dhe një enë e madhe. Qumështi i tërshërës ka shije drithi,…
Mini-kekë me boronica
Më në fund erdhi sezoni i boronicave 🙂 Boronicat janë një nga frutat e mi të preferuar, shumë të shijshme, të pasura me vlera ushqyese, e sidomos me antioksidant. Kemi fatin që në Shqipëri të kemi boronica të egra, të cilat edhe pse janë pak të kushtueshme dhe të veshtira për tu gjetur, ia vlejnë cdo qindarka…
Kos me fruta i bërë në shtëpi
Kosi është padyshim një nga produktet e mia të preferuara. Jo vetem, sepse është i shkëlqyer në formën e vet më të thjeshtë, por edhe sepse shkon me pothuajse cdo gjë, të kripur ose të ëmbël. Kombinimi im i preferuar është kosi me fruta, sidomos në këto ditë super të nxehta vere. E di që…
Brusketa me salcë patëllxhanesh
Vera sapo ka ardhur dhe tregu i fruta-perimeve është plot me fruta dhe perime të freskëta. Janë kaq të bukura e me aromë kaq të mirë, sa gjithmonë përfundoj duke blerë shumë më shumë se sa më duhen. I tillë ishte rasti edhe i këtyre patëllxhaneve që kishin pak a shumë 1 javë në frigorifer….
Mini-kekë me karrota dhe krem djathi
Këta mini-kekë janë super të shijshëm dhe të thjeshtë për tu përgatitur. Kësaj radhe i bëra në shenjë falenderimi për dizajnerin që më ideoi logon. Koha : 40 min
Smoothie me portokall me shegë
Një smoothie fantastik me përbërësit e stinës plus turmerik dhe piper të kuq për ta bërë edhe më interesant në shije, edhe më të shëndetshëm. Për 2 persona
Biskota me vaj ulliri
Biskotat me portokall dhe vaj ulliri janë padyshim biskotat e mia të preferuara, ku shija e portokallit, kanellës dhe karafilit, kombinohet shumë mirë me atë të vajit të ullirit. Mami im i përgatit shume shpesh, dhe unë kujdesem që të mbarojnë shpejt. Asnjëherë nuk më dalin aq të mira sa të mamit. Me siguri, do…