Në Tiranë është një bar, “Funky moustache” ku bëjnë smoothie fantastik me gjalp kikiriku. Një version të ngjashëm me këtë recetë e provova pikërisht atje. Më pëlqeu aq shumë, sa doja patjetër ta përgatisja në shtëpi, ndaj e konsumova avash-avash duke u përpjekur të kuptoja përbërësit. Nuk e di sa afër recetës së “Funky Moustach” është në të vërtetë versioni im për smoothie me gjalp kikiriku, ama shija është po aq e mirë.
Gati për 5 min
Përbërësit
Për 2 persona
- 1 banane
- 1 e 1/2 kupa qumësht
- 2 lugë caji (tsp) mjalt
- 2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku
- 3 lugë gjelle (tbs) tërshërë
- 1/2 lugë caji (tsp) tumerik
- 1/2 lugë caji (tsp) kanellë
- 1/3 kupë kuba akulli
- Pak fara susami të zi për ti shtuar sipër
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Përgatitja
- Vendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min)
- Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi
Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm.
Lini një Përgjigje