• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Si të përgatisim granola në shtëpi

4 Prill, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Kjo ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar për mua dhe do doja thjesht të pushoja, kësaj radhe edhe nga kuzhina. Kështu që në vend të ndonjë recete biskotash, keku apo ndonjë gatimi të kripur po ndaj me ju recetën e granolës, një recetë bazike që shijon shkëlqyer.

Granola është në thelb tërshërë e kombinuar me fruta të thata, fara dhe fruta të thara, e pjekur në furrë.

Është e shkëlqyer për të shoqëruar pothuajse çdo gjë, nga kosi e qumështi i mëngjesit, ëmbëlsira apo akullore, madje ndonjëhere edhe sallata. Unë e përdor shumë, e shpesh bëj shaka duke thënë se nuk jetoj dot pa granola në shtëpi.

Granola jo vetëm shijon shkëlqyer por është edhe shumë e shëndetshme, e gatuar me drithra, vaj ulliri ektra të virgjër dhe e ëmbëlsuar natyralisht.

Më poshtë, po ndaj me ju recetën time bazike të granolës, të cilën mund ta përshtasni sipas shijes suaj. Mund të luani me erëzat, llojet e frutave të thata, ëmbëlsuesit etj.

 

Granola
Print

Granola

Prep 5 mins

Cook 25 mins

Total 30 mins

Author Ejona

Yield 5 kupa

Ingredients

Përbërësit

  • 4 kupa tërshërë
  • ½ kupë fara luledielli
  • ½ kupë fara kungulli
  • 2/3 kupë arra të copëzuara
  • ½ kupë rrush i thatë
  • 1/3 kupë mjalt
  • 1/3 kupë vaj ulliri
  • ¾ lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 lugë caji (tsp) kanellë (opsionale)

Instructions

Përgatitja

  1. Parangrohni furrën në 160 gradë celsius.
  2. Vendosni letër kuzhine në një tepsi të madhe.
  3. Në një tas të madh bashkoni tërshërën, frutat e thata, farat, kripën dhe kanellën dhe trazojini.
  4. Nëse mjalti juaj ka ngrirë atëherë ngroheni pak në mënyrë që të arrij një konsistencë disi të lëngshme.
  5. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit në përbërjen e tërshërës dhe miksojeni mirë, që të siguroheni që të gjithë përbërësit janë prekur nga vaji i ullirit dhe mjalti.
  6. Shpërndajeni granolën në një tepsi të madhe në mënyrë uniforme që pjekja të bëhet sa më uniformë.
  7. Piqeni për rreth 20-25 minuta. Pas minutit të 15 duhet ta trazoni në mënyrë që të mos digjet e të piqet sa më mirë. Këtë proçes duhet ta përsërisni 2-3 herë, pak a shumë çdo 5 minuta, pas minutit të 15-të.
  8. Pasi granola është pjekur nxirreni nga furra, shtoni rrushin e thate, trazojeni, dhe lëreni të ftohet në tepsi.
  9. Pasi eshte ftohur, ruajeni në enë qelqi hermetike në temperaturë ambienti deri në 3 javë.
  10. Shijojeni mbi çdo gjë : kos, akullore, qumësht, sallatë e ku të mendoni se përshtatet sipas shijes suaj.

 

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: fruta te thata, granola, mengjes i shpejt, receta e thjeshte e granola, receta vegjetariane, shendetshem, si te pergatisim granola ne shtepi, tershere

Previous Post: « Receta bazike për të përgatitur humus
Next Post: Lulelakër e pjekur në furrë apo siç njihet ndryshe “Biftek lulelakre” »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled