• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Puding me çokollatë

25 Shkurt, 2018 By Mandarina Leave a Comment

Dark chocolate pudding

Sa herë që më duhet të përgatis një ëmbëlsirë të shpejt, të ngre humorin, apo të përgatis diçka që të gjithë e pëlqejnë, receta e këtij pudingu me çokollatë më vjen në ndihmë.

Ka një teksturë super kremoze e një shije të fortë çokollate, së cilës nuk i rezistoj dot.

Për më tepër ju duhet vetëm një tenxhere e vogël e thellë, si dhe pak përbërës që me siguri të gjithë i keni në shtëpi.

Zakonisht e shërbej këtë puding me çokollatë me arra, bajame, lajthi, ose stika sipër, granola është gjithashtu një shtesë shumë e mirë, ose fruta si luleshtrydhet apo mjedrat që balancojnë shijen e fortë të çokollatës. E kam përdorur disa herë edhe për të mbushur tartat dhe kombinohet shkëlqyer.

Dark chocolate pudding

Dark chocolate pudding
Dark chocolate pudding
Dark chocolate pudding
Print

Puding me çokollatë

Prep 5 mins

Cook 20 mins

Total 25 mins

Author ejona

Yield 4 persona

Ingredients

Përbërësit

  • 1/2 kupë krem qumështi (pana, e pa ëmbëlsuar)
  • 1 & 1/2 kupë qumësht
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 1/3-1/2 kupë sheqer kaf (në varësi të ëmbëlsisë që preferoni)
  • 100 g çokollatë e zezë
  • Pak fare kripë
  • 3 të verdha veze
  • 3 lugë gjelle niseshte

Instructions

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të vogël e të thellë, bashkoni qumështin me niseshtenë, deri sa niseshteja të jetë tretur në qumësht.
  2. Shtoni sheqerin, kripën dhe vezët dhe miksojeni mirë përbërjen.
  3. Shtoni kakaon, idealisht siteni, si dhe çokollatën .
  4. Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe gatuajeni për rreth 15-20 minuta, ose deri sa përbërja të filloj të trashet. Kini kujdes ta përzieni vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe.
  5. Në momentin që pudingu është gati, ndajeni në enët ku do ta shërbeni dhe shijojeni. Eshtë zgjedhja juaj nëse do ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë.

Notes

Shënim : 1 kupë= 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: embelsire pa pjekje, puding me cokollate, recete e thjeshte per puding me cokollate, si te bejme puding me cokollate ne shtepi

Previous Post: « Kek me fëstëk dhe vaj ulliri, mbuluar me çokollatë të bardhë
Next Post: Ballokume »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Unable to communicate with Instagram.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled