Koha për një recetë të re, një super ëmbëlsirë që do jua zbukurojë ditën të gjithëve. U mundova të gjej origjinën e këtij keku, por nuk më kujtohet. I kisha shënuar përbërësit në një “Iphone note” që në 2016 dhe nuk më kujtohet nëse ishte një moment frymëzimi, dikush ndau me mua recetën e tij të preferuar, apo thjesht e pashë diku dhe e shkrova.
Gjithësesi, ky kek me fëstëk është kaq i mirë, sa kjo nuk ka më rëndësi. Është i mbushur fëstëk të grirë dhe mbuluar me çokollatë të bardhë. Receta është shumë pranverore, por nuk prisja dot deri në pranverë për ta ndarë me ju.
Kek me fëstëk dhe vaj ulliri, mbuluar me çokollatë të bardhë
Ingredients
Përbërësit
Keku
- 1 e 1/3 kupa miell
- 1 kupë fëstëk të grira
- 2 lugë çaji (tsp) lëkurë limoni
- 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
- 1/2 lugë çaji (tsp) kripë
- 1/2 kupë vaj ulliri
- ½-3/4 kupë sheqer
- 1/3 kupë qumësht
- 3 vezë
- 2 lugë gjelle (tbsp) Limoncello (opsional)
Çokollata e bardhë
- 150 g çokollatë e bardhë
- 15 g gjalp
Instructions
Përgatitja
- Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius.
- Përgatisni një tepsi pjekjeje me bazë 20 cm me letër pjekje dhe lëreni mënjanë.
- Rrihni vezët deri sa të 2-fishohen në volum,
- Shtoni sheqerin dhe rriheni sërish përbërjen.
- Shtoni vajin e ullirit dhe limoncelon nëse po e përdorni.
- Shtoni qumështin dhe miksojeni përbërjen shumë mirë.
- Në fund shtoni miellin, fryrësin për ëmbëlsira dhe lëkurën e limonit në përbërje.
- Përziejeni deri sa përbërja të jetë bërë pothuajse homogjene.
- Shtoni fëstëkët e grirë dhe përziejeni sërish.
- Hidheni brumin në tëpsi dhe piqeni në furrë të parangrohur për rreth 30-35 minuta, ose deri sa një kunjë druri e future në mes të kekut të dal e pastër.
- Lëreni kekun të ftohet plotësisht para se ta mbuloni me çokollatën e bardhë të shkrirë. Shkrijeni çokollatën në banjo-mari dhe hidheni mbi kek. Lëreni të forcohet para se ta shërbeni.
Notes
Shënim : 1 kupë = 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Lini një Përgjigje