Pastat janë shumë komode, sidomos kur gatuan për miqtë. Është e lehtë të gatuash një recetë me pasta që kënaq shijet e të gjithëve. Një nga sajesat e fundit, që e meritonte patjetër një postim në blog janë pastat me domate qershi dhe karkaleca.
Si domatet qershi, edhe karkalecat, njihen për kombinim e shkëlqyer mes tyre. Për ti bërë të parezistueshme, e me një prekje pak më të veçantë, unë shtoj edhe disa gjethe borzilok, të shtypura ose të bluara me pak bajame e vaj ulliri. Borziloku shton freski, kurse bajamet shtojnë pak element krokant, dhe pjata bëhet fantastike.
Tani mjaft me fjalë, nuk po iu marrë më kohë nga receta.
Pasta me domate qershi dhe karkaleca
Ingredients
Përbërësit
- 360-400 g nga pastat tuaja të prefereuara
- 300 g domate qershi
- 800 g karkaleca
- ½ kupë (120 ml) verë e bardhë
- 3 tbsp vaj ulliri
- 40 g gjalp
- 1/3 kupë bajame
- 5-10 gjethe të vogla borziloku (në varësi të sa iu pëlqen shija e tij)
- Kripë
- Piper
- Pak arrë moskati (opsionale)
- Djathë i grirë për në fund (ospionale)
Instructions
Përgatitja
- Pastroni domatet, pritini në gjysëm e lërini mënjanë.
- Pastroni gjethet e borzilokut, e vendosini të grihen në blender, bashkë me një lugë gjelle vaj ulliri. Përdorni kokën e vogël të blenderit, pasi përbërësit janë pak si sasi, e te e madhja do humbasin, e nuk do bluhen siç duhet.
- Pastroni karkalecat dhe thajini me letër kuzhine. Shtoni kripë dhe piper e lërini mënjanë.
- Në një tigan të madh në zjarr mesatar në të lartë shtoni 2 lugë vaj ulliri.
- Pasi vaji të jetë nxehur shtoni karkalecat.
- Kavërdisini për 2-3 minuta nga secila anë, e më pas shtoni verën.
- Gatuajini për rreth 5-7 minuta në verë e më pas shtoni domatet qershi.
- Shtoni prapë pak kripë dhe piper dhe gatuajeni përbërjen për rreth 5 minuta të tjera.
- Në fund shtoni salcën e përftuar nga grirja e borzilokut me bajamet dhe trazojeni përbërjen mirë.
- Ndërkohë, paralelisht përgatisni pastat. Vendosni një tenxhere të madhe mbushur me ujë dhe 2 lugë çaji kripë në zjarr mesatar në të lartë, e gatuani pastat duke ndjekur instruksionet e paketimit.
- Në momentin që pastat janë gati, kullojini e kthejini sërish në tenxhere. Shtoni karkalecat me domatini si dhe gjalpin në kubik.
- Përziejeni masën mirë, deri sa gjalpi të jetë shkrirë plotësisht. Shtoni pak arrë moskati në fund.
Ndajeni në pjatat që do ta shërbeni e mos harroni ta shoqëroni me një Coca-Cola, për ta shijuar darkën me miqtë në maksimum.
Lini një Përgjigje