• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Japrak – nje recetë tradicionale që zgjon shumë kujtime

9 Maj, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Një nga recetat e mia të preferuara tradicionale janë japrakët apo sic quhen ndryshe në disa zona, dollma. Japrakët gatuhen në vendet e Ballkanit, në Lindjen e Mesme si dhe në Azinë Qëndrore.

Japrakët, që janë praktikisht gjethe rrushi të mbushura, gatuhen zakonisht në pranverë, kur ka pafund zgjedhje me përbërësve që mund ti hedhim. Shumë nga recetat e japrakëve përmbajnë mish, por unë i preferoj pa të, pasi kështu ndihet më shumë shija e gjithë lakrave që kanë brenda e janë më të lehta.

Jam e sigurt që ky postim do ngjall shumë kujtime të bukura për të gjithë lexuesit e mi shqiptar e uroj shumë të tundoj që ta provojnë të tjerët që nuk e njohin si gatim.

Receta që po ndaj me ju, është receta tradicionale e japrakëve që gatuhet prej shumë vitesh në familjen time, me një ndryshim shumë të vogël. Unë kam shtuar pak kumin pluhur dhe pak hudhër të tharë pluhur për një shije edhe më interesante.

Japrakët duken të vështirë për tu përgatitur, por më besoni që nuk janë. Thjesht kërkojnë pak kohë, durim e shumë dashuri, por rezultati është shumë shpërblyes, kështu që ia vlen ti provoni.

Japrakët shkojnë shumë shoqëruar me kos ose tarator, dhe janë të shkëlqyer edhe ditën tjetër nëse ndodh që t’iu teprojnë.

Japrak
Print

Japrak

Ingredients

Përbërësit

  • Rreth 30-40 gjethe rrushi
  • 500 g qepë të njoma
  • 600 g perime e lakra të egra jeshile si spinaq, lëpjetë, labot etj
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë kopër
  • 1-2 tufa nenexhik (pak a shumë në madhësinë e tufës së majdanozit)
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • ½ lugë caji kumin pluhur
  • ½ lugë caji hudhër e tharë e bërë pluhur
  • 1 kupë oriz
  • 1 kupë ujë
  • Ujë për të gatuar gjethet e rrushit

Instructions

Përgatitja

  1. Filloni duke pastruar gjithë perimet, lakrat, qepët dhe gjethet e rrushit.
  2. Prisni qepët e njoma dhe kavërdisini me vaj ulliri deri sa të zbuten e të ndryshojnë ngjyrë (rreth 10-15 minuta)
  3. Ndërkohe prisni gjithë perimet dhe lakrat e egra, përvec erëzave shtojini të gatuhen tek qepa.
  4. Gatuajini për pak minuta, deri sa të humbasin volumin dhe të kenë përthithur shumicën e lëngjeve qe krijohen gjatë gatimit, në momentin e parë që i hedhim në tenxhere.
  5. Ndërkohë që masa po gatuhet vendosni ujë të nxehet deri në vlim në një tënxhere të madhe. Shtoni atje gjethet e rrushit dhe lërini për rreth 1-2 minuta, deri sa të zbutën pak dhe të ndryshojnë ngjyrë nga jeshile e celët në jeshile e errët. Pas kësaj hiqini nga uji i nxehtë, vendosini në një pjatë dhe lërini të ftohen pak.
  6. Ndërkohe, shtoni orizin tek përzierja e qepëve dhe trazojeni mirë.
  7. Shtoni erëzat e prera imët, kripë, piper, kumin, hudhrën pluhur dhe vajin e ullirit dhe përziejeni masën sërish.
  8. Tani filloni të përgatisni tenxheren ku do të gatuhen japrakët duke shtuar disa gjethe në fund të saj.
  9. Me kujdes merrini gjethet një e nga një, bëni kujdes ti vendosni me pjesën e shkëlqyer gjithmonë poshtë, shtoni mbushje në mes, e palosini në formë kubike ose cilindrike dhe vendosini në tenxhere ngjitur me njëra tjetrën. Pasi të mbaroni me shtresën e parë të japrakëve filloni me të dytën.
  10. Përgatisni aq japrak sa t’iu dalë mbushja.
  11. Në fund shtoni 1 kupë ujë të nxehtë, vendosini një pjatë të rëndë sipër në mënyrë që japrakët të mos hapen gjatë zierjes.
  12. Lërini të gatuhen në zjarr mesatar në temperaturë mesatare deri sa ta kenë thithur gjithë ujin.
  13. Shijojini të ngrohta ose të ftohta shoqëruar me kos ose tarator.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Tradicionale Tagged With: dollma me gjethe rrushi, japrak, japrak me gjethe rrushi, kuzhina shqiptare, receta te shendetshme, receta te thjeshta, receta tradicionale, receta tradicionale per japrak, receta vegane, si te pergatisim japrak ne shtepi, te shijshme

Previous Post: « Kek me tahini, vaj ulliri dhe hurma arabie
Next Post: Kek me bajame dhe kajsi të thata mbuluar me çokollatë te bardhë »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled