Më në fund erdhi sezoni i boronicave 🙂 Boronicat janë një nga frutat e mi të preferuar, shumë të shijshme, të pasura me vlera ushqyese, e sidomos me antioksidant. Kemi fatin që në Shqipëri të kemi boronica të egra, të cilat edhe pse janë pak të kushtueshme dhe të veshtira për tu gjetur, ia vlejnë cdo qindarka…
easy recipe
Kos me fruta i bërë në shtëpi
Kosi është padyshim një nga produktet e mia të preferuara. Jo vetem, sepse është i shkëlqyer në formën e vet më të thjeshtë, por edhe sepse shkon me pothuajse cdo gjë, të kripur ose të ëmbël. Kombinimi im i preferuar është kosi me fruta, sidomos në këto ditë super të nxehta vere. E di që…
Clafoutis me qershi
Për clafoutis kam dëgjuar për herë të parë vetëm pak javë më parë nga një i njohuri im francez. Si adhuruese e kuzhinës franceze, vendosa ta provoj patjetër. Clafoutis është një ëmbëlsirë tradicionale franceze, që gatuhet në periudhën kur qershitë janë në kulmin e tyre. Ngjan pak me përbërjen e kremi të pastiçerisë, i cili…
Brownies
Brownie është nga ato ëmbëlsira që pëlqehet nga të gjithë. Mundohem ta bëj sa më rrallë, pasi është shumë kalorike dhe e kam aq qef sa e teproj pakëz, nis me një cop dhe ndonjëherë bëhen 2 ose 3. Kjo recetë është frymëzuar nga Manuela e “Passion for baking” nga e cila kam mësuar shumë…
Petulla amerikane
Petullaaaa… Për një mëngjes të plotë, të ushqyeshëm e të shijshëm. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe kanë shije relativisht neutrale, kështu që mund ti personalizoni sipas shijes së gjithsecilit. Ky është versioni amerikan, qe unë e kam të preferuar, pasi nuk ka shumë yndyrë, ndryshe nga petullat shqiptare që pavarësisht sa qejf…




