Koha e përgatitjes : 30 min
Përbërësit :
Për 4 persona
- 1 kupë gjethe spinaqi
- 1 kupë gjethe menteje
- 1 kupë gjethe borziloku
- 1 tufë majdanoz
- 1/2 kupë bajame të pjekura të copëzuar
- 3 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
- 50 g djathë kaçkavall
- 3 luge gjelle (tbs) miell
- 4 kupa ujë
- Kripe
- Pipër
- Lëng limoni
Përgatitja
Zieni ujin deri sa të arrij pikën e vlimit.
Vendosini të gjitha gjethet në mikser dhe bluajini mirë. Nëse ka nevojë shtoni disa lugë ujë gjatë grirjes.
Shtoni bajamet e copëtuara dhe bluajeni serish. Në fund shtoni vajin e ullirit dhe djathin e grirë dhe kalojeni sërish në blender për disa sekonda.
Në momentin që uji ka arritur pikën e vlimit largojeni nga zjarri. Merrni ½ kupë ujë dhe shtojeni te përbërja e gjetheve. Shtoni gjithashtu edhe miellin dhe përziejeni mire. Shtojeni këtë përzierje në ujin e nxehtë. Trazojeni mirë dhe vendoseni në zjarr mesatar deri sa të arrij piken e vlimit sërish dhe të trashet pak.
Shtoni kripë, piper dhe lëng limoni sipas dëshirës.
Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm 🙂
Lini një Përgjigje