• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Sallatë me spinaq, luleshtrydhe dhe mocarela

26 Mars, 2018 By Mandarina Leave a Comment

Sallate me spinaq dhe luleshtrydhe

Unë vdes për sallata. Janë të freskëta, të thjeshta për tu përgatitur, të lehta, të shijshme, plot me ngjyra dhe të lënë të fantazosh sa të duash, e të miksosh lloj-lloj përbërësish. Kohët e fundit kam përgatitur shpesh këtë sallate që është një miks spinaqi të freskët, sallate portokalli me shege dhe luleshtrydhesh. Më pas i shtoj pak parmixhano, fara, bajame, dhe përfundimi është ky miksimi plot me ngjyra dhe shije.

Përgatis një marinim shpejt e shpejt dhe një super pjate është gati në më pak se 5 min. Duke qenë se marinimi i sallatës është pika ime e dobët, kam renditur 4 opsione nga të cilat zgjedh herë pas here.

Sallate me spinaq dhe luleshtrydhe

Sallate me spinaq dhe luleshtrydhe
Print

Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe

Ingredients

Përbërësit

  • 2 duar spinaq të freskët
  • 20 g parmixhano
  • 5-7 luleshtrydhe
  • 1 portokall me shegë
  • 2 lugë gjelle bajame të pjekura pak
  • 1 lugë gjelle miks farash (çia, lini, susami, luledielli) të pjekura pak

Marinimi i sallatës

Versioni 1

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë
  • Piper

Versioni 2

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji tahini
  • 1/2 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë gjelle limon
  • Kripë
  • Piper

Versioni 3

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji uthull balsamike
  • Kripë
  • Piper

Instructions

Përgatitja

Copëtojmë me dorë spinaqin.

Shtojmë luleshtrydhet dhe portokallin e prerë.

Përgatisim marinim e sallatës duke i trazuar mirë gjithë përbërësit dhe ia hedhim sallatës. E trazojmë duke u kujdesur që e gjithë sallata të marrë marinimin.

Në fund shtojmë sipër bajamet e copëtuara, farat dhe parmixhanon.

 

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: luleshtrydhe, sallate, shendetshem

Previous Post: « Ballokume
Next Post: Biskota krokante me tërshërë »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram has returned invalid data.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled