Qofte me spinaq
Ingredients
Qofte me spinaq
- 1/2 kg spinaq
- 1 lug gjelle (tbs) kumin
- 1 qepë mesatare
- 2 vezë
- 1/3 – 2/3 kup bukë e e thekur e thërrmuar
- Kripë
- Piper
- 3 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
- 1 kup mente/nenexhik i freskët
- 50 gr djath i bardhë dhie
- 1 tufë e vogël kopër
- 1 tufë e vogël majdanoz
- Opsionale – 1 spec i kuq
Salca me kos
- 1 & 1/3 kupë kos grek (në mungesë mund të përdorni salcë kosi)
- 1 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
- 2-3 lugë gjelle fara të përziera (fara susami, fara lini, fara luledielli)
- Kripë
- Piper
Instructions
Përgatitja
Qofte me spinaq
- Lajmë mirë spinaqin, i heqim bishtat dhe e copëtojmë shumë imë
- Po kështu pastrojmë dhe presim menten, koprën dhe majdanozin. I përziejmë të gjitha jeshilet bashkë.
- Pastrojmë dhe presim në copëza të vogla specin, nëse do ta pë
- Presim shumë imët qepën dhe e kavërdisim mirë në vaj ulliri (1 lugë gjelle) në zjarr mesatar. Shtojmë kumin dhe e kavërdisim edhe për rreth 30 sekonda.
- Ndërkohe shtojmë jeshilet dhe specin dhe i lëmë pak minuta në zjarr me qepën në mënyrë që të humbasin pak volum.
- Pasi jeshilet kanë humbur disi volumin i heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen për pak minuta. Shtojmë bukën e thekur, djathin e thërrmuar, kripën, vajin e ullirit dhe piperin dhe i përziejmë mirë deri sa masa të bëhet homogjene. Në fund shtojmë dy vezët e rrahura dhe e perziejmë sërish të gjithe masën deri sa të bëhet homogjene.
- Formojmë toptha të vegjël me ndihmën e një luge akulloreje dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në 200 gradë për 20-25 min.
Salca me kos
I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku dhe salca është gati.
Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm.
Lini një Përgjigje