• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Guakamole me stika – receta ime e preferuar me avokado

27 Shkurt, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Sapo dëgjoj fjalën avokado, mund të flas për orë të tëra se sa fantastik që është, çfarë vlerash ushqyese ka, e sa e sa perdorime ka në gatimet e kripura dhe të ëmbla.

Receta ime e preferuar me avokado është kjo guakamole me stika, e cila përgatitet shumëëë thjeshtë. Gjithçka ju duhet janë 2 avokado dhe pak stika të qëruara, dhe sigurisht limon , kripë e piper. Mund ta konsumoni mbi feta buke integrale, si mbushje për omeleta, për të shoqëruar perimet e pjekura etj.

Print

Guakamole me stika - receta ime e preferuar me avokado

Cook 10 mins

Total 10 mins

Yield 4 persona

Ingredients

Përbërësit

  • 2 avokado mesatare të pjekur mirë
  • Lëngu i një gjysëm limoni
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • 1/3 kup stika të qëruara të copëtuara

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Instructions

Përgatitja

  1. Presim stikat në copëza të vogla e i lëmë mënjanë.
  2. Shtrydhim lëngun e limonit dhe e lëmë mënjanë.
  3. Qërojme avokadot, i heqim bërthamen dhe i vendosim në një tas mesatar qelqi. Bërthamen e ruajmë, në mënyrë që ta përdorim në rast se do të na teproj guakamole e duam ta ruajmë për më vonë.
  4. Shtojme limonin dhe e shtypim avokadon duke krijuar një masë në formë pureje. Shtojmë pak piper dhe stikat e copëzuara.
  5. E provojmë dhe shtojmë pak kripë nëse ka nevojë.
  6. Guakamole është gati për ta përdorur si të dëshirojmë.
  7. Nëse na mbetet pak guakamole mund ta ruajmë për më vonë në një enë me mbyllje hermetike në frigorifer, deri në 2 ditë. Në këtë rast vendosim brenda edhe një nga bërthamat e avokados në mënyrë që ta mbroj guakamolen nga nxirja.

Ju bëftë mirë.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: avokado, gatuajme me avokado, guakamole, perdorime te avokados, receta, receta te thjeshta, salce avokdao, shendetshem, stika

Previous Post: « Liker me verë të kuqe dhe karafila
Next Post: Ëmbëlsirë me mollë – e fresket si pranvera »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled