Ku ka më mirë, se të zgjohesh dhe mëngjesi të jetë gati. Tërshëra e përgatitur duke e lënë në frigorifer gjatë natës është një nga mëngjeset e mia të preferuara, kjo sepse është gati në çast dhe të jep mundësinë të shtosh çfarë do lloj përbërësish që dëshiron duke filluar nga frutat, e duke vazhduar me…
Të shpejta & të thjeshta
Kek me limon dhe fara lulëkuqesh
Keku me limon dhe fara lulëkuqesh është nga të preferuarit e mi. Është super i shkrifët, i shijshëm dhe shumë i thjeshtë për tu përgatitur. Lëngu dhe lëkura e limonit i japin një shije shumë të freskët, kurse farat e lulëkuqes e bëjnë pakëz krokant. Unë e quaj kek pranveror, prej ngjyrës së artë dhe…
Brownies
Brownie është nga ato ëmbëlsira që pëlqehet nga të gjithë. Mundohem ta bëj sa më rrallë, pasi është shumë kalorike dhe e kam aq qef sa e teproj pakëz, nis me një cop dhe ndonjëherë bëhen 2 ose 3. Kjo recetë është frymëzuar nga Manuela e “Passion for baking” nga e cila kam mësuar shumë…
Petulla amerikane
Petullaaaa… Për një mëngjes të plotë, të ushqyeshëm e të shijshëm. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe kanë shije relativisht neutrale, kështu që mund ti personalizoni sipas shijes së gjithsecilit. Ky është versioni amerikan, qe unë e kam të preferuar, pasi nuk ka shumë yndyrë, ndryshe nga petullat shqiptare që pavarësisht sa qejf…
Veze poshe, buke integrale dhe krem avokado
Një mëngjes i thjesht, i shpejt, i shëndetshëm dhe i shijshëm. Koha e përgatitjes – 15 minuta Përbërësit Për 1 person 1 veze e freskët fshati 2 feta buke integrale 1 avokado e vogël, e butë Lëngu i 1/2 limoni të vogël 1 luge gjelle me fara (lini, susami, luledielli) të pjekura Pak uthull Piper…
Vezë të rrahura me djathë dhe spinaq
Çdo herë që kam nevojë të përgatis një vakt të shpejt dhe të ushqyeshëm zgjedh të gatuaj vezë; në formën vezë sy, omëletë, të rrahura apo poshe. Vezët e rrahura zgjedh ti bëj kur kam pak kohë dhe jam shumë e uritur. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, të shëndetshme e të shijshme….
Smoothie me luleshtrydhe dhe kos
Sot po ndaj me ju një recete shumë të thjeshtë dhe të dashur për mua, smoothie me kos dhe luleshtrydhe. Është shumë i shijshëm, i shëndetshëm, freskues dhe për me tepër i bukur e i thjeshte për tu përgatitur. Dy tiparet e fundit ju vijnë në ndihmë sidomos nëse jeni prindër që po përpiqeni të…