• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Brumë brize për gatime të ëmbla dhe të kripura – Receta bazë

27 Maj, 2017 By Mandarina 2 Comments

Brumi brize eshtë receta e dytë në rubrikën “recetat bazë” në blog. Është një recetë fantastike, që mund të përdoret për gatime të kripura e të ëmbla. Një nga arsyet pse më pëlqen më shumë brumi brize është sepse mund ta përgatisësh paraprakisht dhe ta ruash në frigorifer për disa ditë, ose në ngrirje për disa javë.

Brumin brize mund ta përdorni për byrek të hapur, galetë, krostata, ëmbëlsira me fruta etj. Kjo është receta bazike që unë përdor për brumin brize, i cili pasi piqet del fantastik, me një shije të butë gjalpi dhe shumë i shkrifët.

Këtë recetë bazike për brumin brize e përshtas në varësi të pjatës që po gatuaj, e aromatizoj me erëza, ose i shtoj pak lëkurë limoni, ose luaj me lloje të ndryshme mielli, duke zëvendësuar një pjesë të miellit të grurit me miell tërshëre, miell gruri integral, miell bajamesh etj, në këtë rast brumi mund të dal pak më i ngjeshur, por prapë është shumë i shijshëm.

Processed with VSCO with hb1 preset
Processed with VSCO with hb1 preset
Processed with VSCO with hb1 preset
brumi brize
Print

Receta bazë per brumin brize

Ingredients

Përbërësit

  • 2 kupa miell i zakonshëm
  • 1 lugë çaji (tsp) sheqer
  • 1 lugë çaji (tsp) kripë
  • 150 g gjalp i ftohtë i prerë në kubik të vegjël, me brinjë rreth 1.5 cm
  • 2-3 lugë gjelle (tbs) qumësht i ftohtë (ose më shumë nëse ju nevojitet)

Instructions

Përgatitja

  1. Bashkoni miellin, sheqerin dhe kripën në një tas të madh qelqi.
  2. Shtoni gjalpin e ftohtë të prerë në kubik dhe filloni ta punoni përbërjen me duar deri sa të arrini një konsistence të ngjashme me bizelet.
  3. Krijoni një hapësirë në mes dhe shtoni qumështin e ftohtë, pak e nga pak. Punoni brumin me duar deri sa te formohet nje masë homogjene.
  4. Mbështilleni me letër celofani dhe vendoseni të pushoj në frigorifer për të paktën 1 orë.
  5. Nxirreni nga frigoriferi 10-15 minuta para se ta hapni në mënyrë që ta keni më të thjeshtë.
  6. Spërkasni me miell një sipërfaqe të sheshtë e të lemuar,si dhe brumin dhe filloni ta hapni me nje petës (okllai) kuzhine.
  7. Hapeni brumin deri sa të arrij të mbuloj sipërfaqen dhe anët e një tepsi me diametër 20 cm.
  8. Nga kjo pikë, ju lutem lexoni instruksionet në varësi të pjatës që po përgatisni:

Galetë      

  1. Nëse jeni duke gatuar galetë, thjesht vendoseni brumin e hapur në një tepsi sipër së cilës keni shtruar letër gatimi, dhe palosni anët rrotull mbushjes.
  2. Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për rreth 40 minuta, brumi duhet të jetë i artë në kaf, kurse mbushja duhet të jetë gatuar.

Byrek i hapur

  1. Nëse jeni duke gatuar byrek të hapur, lyeni me gjalp dhe miell enën ku do ta piqni. Shpojeni me pirun në mënyrë që kur të piqet të mos fryhet brumi.
  2. Vendosini sipër një letër kuzhine dhe hidhni fasule të pagatura në mënyrë që të rëndojnë gjatë pjekjes e brumi të ruaj formën. Piqeni kështu për rreth 15 min.
  3. Pas 15 minutave, nxirreni nga furra, hiqni fasulet dhe letrën e pjekjes dhe lëreni të ftohet për pak minuta.
  4. Shtoni mbushjen që do të përdorni dhe vazhdoni ta piqni deri sa anët të kenë marrë ngjyrë të artë në kafe dhe mbushja të jetë gatuar. Ky proçes kërkon zakonisht 40 minuta.

Byrek me 2 petë

  1. Në rast se po përgatisni byrek me 2 petë, duhet të përdorni 2-fishin e përbërësve, pra, të gatuani 2 masa brumi, nga një për secilën petë.
  2. Hapni secilën prej petëve. Shtroni petën e parë në tepsinë që e keni përgatitur paraprakisht me gjalp dhe miell. Sigurohuni që peta është hapur mjaftueshëm në mënyrë që të varet anash.
  3. Shtoni mbushjen dhe më pas vendosni sipër petën tjetër dhe me pirun ose dorë bashkoni 2 petët në mënyrë që të formohet byreku i mbyllur.
  4. Prisni sipërfaqen e petës sipër me një thikë të mprehtë në 4-6 vende.
  5. Piqeni në furrë të parangrohur për rreth 15 minuta, në pjesën e poshtme, në 220 gradë. Më pas uleni temperaturën në 170 gradë, deri sa brumi të marrë ngjyrë të artë në kafe , pra rreth 50-60 minuta. Nëse gjatë kësaj kohe peta sipër dhe anët fillojnë të piqen shumë mbulojini me letër alumini që të mos digjen.

Tartë

  1. Në mënyrë që të përgatisni një tartë me mbushje me krem pasticerie, krem kakao, krem limoni etj duhet ta piqni brumin paraprakisht plotesisht
  2. Përgatisni enën e pjekjes me gjalp dhe miell dhe shtroni sipër brumin të cilin e keni hapur petë. Shpojeni me pirun në mënyrë që të mos fryhet gjatë pjekjes.
  3. Vendosini sipër një letër kuzhine dhe hidhni fasule të pagatura në mënyrë që të rëndojnë gjatë pjekjes e brumi të ruaj formë. Piqeni kështu për rreth 15 min.
  4. Pas 15 minutave, nxirreni nga furra, hiqni fasulet dhe letrën e pjekjes dhe lëreni të ftohet për pak minuta.
  5. Pas 15 minutave, hiqni fasulet dhe vendoseni sërish në furrë tepsinë, në mënyrë që të piqet plotësisht.
  6. Piqeni për rreth 20-15 minuta, deri sa brumi të marrë ngjyrë të artë në kafe. Lërëni të ftohet plotësisht përpara se të shtoni mbushjen.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të kripura, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: brumi brize, kuzhina shqiptare, receta e brumit per galete, receta e brumit per tarte, receta franceze, receta te shpejta, receta te thjeshta, si te bejme byrek, si te bejme tarte

Previous Post: « Si të gatuajmë krem pastiçerie – receta bazë
Next Post: Sallatë me bullgur – një nga pjatat e mia të preferuara verore »

Reader Interactions

Comments

  1. Marita

    9 Tetor, 2018 at 6:59 am

    Besoj se do me pelqejne recetat tuaja

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      9 Tetor, 2018 at 10:42 am

      Faleminderit ❤️

      Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled