• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Biskota me vaj ulliri

20 Dhjetor, 2015 By Mandarina 8 Comments

IMG_2244

Biskotat me portokall dhe vaj ulliri janë padyshim biskotat e mia të preferuara, ku shija e portokallit, kanellës dhe karafilit, kombinohet shumë mirë me atë të vajit të ullirit.

Mami im i përgatit shume shpesh, dhe unë kujdesem që të mbarojnë shpejt. Asnjëherë nuk më dalin aq të mira sa të mamit. Me siguri, do ketë ndonjë sekret në përgatitje që ende nuk e ka ndarë me mua.

Këto biskota janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe deri diku të shëndetshme, pasi përmbajnë vaj ulliri dhe sheqer kaf. Nuk ka nevojë të ftohet brumi, as të hapet me petës, nuk ka nevojë për asnjë teknikë speciale gatimi. Për më tepër mund ti mbani në një enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer për rreth 3 javë, duke qenë se nuk përmbajnë vezë.

IMG_2245

Biskota me vaj ulliri
Print

Biskota me vaj ulliri

Ingredients

Përbërësit :

  • 3/4 kupë vaj ulliri
  • 1 & 1/4 kupë sheqer kaf
  • Lëngu dhe lëkura e 1 &1/2 portokalli mesatar
  • 1 & 1/2 kupë miell për cdo përdorim
  • 1 & 1/4 kupë miell integral
  • 2 lugë çaji (tsp) kanellë
  • ½ lugë çaji (tsp) karafil të grirë
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • Pak kripë
  • Sheqer kaf, fara ose fruta të thara të ëmbëlsuara për të zbukuruar biskotat sipër

Instructions

Përgatitja

  1. Ngrohni furrën ne 180 grade Celsius.
  2. Në një enë të madhe bashkoni miellin, fryrësin për ëmbëlsira, kripën, kanellën, karafilin dhe lëkurën e portokallit dhe përziejini mirë.
  3. Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit me sheqerin dhe lëngun e portokallit.
  4. Bashkoni të dy përzierjet bashkë dhe trazojini mirë deri sa të përftoni një masë
  5. Formoni biskotat duke përdorur një lugë akulloreje
  6. Spërkatini me sheqer kaf, fara, ose fruta të thara sipër.
  7. Piqini në furrën e para-ngrohur në 180 gradë për 10-12 min.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta, Tradicionale Tagged With: biskota me vaj ulliri, shendetshem

Previous Post: « Supë me presh dhe patate
Next Post: Supë pikante »

Reader Interactions

Comments

  1. Megi

    19 Tetor, 2016 at 9:29 pm

    Sapo i pergatita biskotat me vaj ulliri dhe jane shuuume te shijshme. Faleminderit Mandarina!

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      19 Tetor, 2016 at 10:13 pm

      Faleminderit Megi ❤️

      Përgjigjiuni
  2. Dorina

    7 Dhjetor, 2016 at 9:48 pm

    Une i bera dhe ishin superr. Ne vend te miellit integral perdora tershere. Faleminderit.

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      9 Dhjetor, 2016 at 10:08 am

      Me behet shume qefi Dorina <3 me tershere jane edhe me te shendtshme 🙂 do ti provoj edhe une.

      Përgjigjiuni
  3. Nevila

    24 Mars, 2017 at 2:39 pm

    Do ti bej qe sot keto biskotat se me duken shume te kendshme

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      24 Mars, 2017 at 2:55 pm

      A sa mire 🙂 mezi pres te shoh versionin tend <3

      Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram has returned invalid data.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled