• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Biskota me kakao dhe tahini

10 Tetor, 2017 By Mandarina 4 Comments

Tahini & chocolate cookies

Ju tashmë e njihni dashurinë time për tahinin, gjalpin e susamit i cili shton një shije shume të veçantë në receta të ëmbla e të kripura.

Tahini është sekreti pas një humusi fantastik, bën shumë kremoze e me një shije shumë të veçantë salcat për sallatat, shijon shkëlqyer mbi një fetë bukë shoqëruar me mjaltë ose reçel, dhe mbi të gjitha kombinohet shkëlqyer me shijen e çokollatës.  Më në fund një nga shoqet e mia, Ina ra në dashuri me tahinin, pasi shumica e njerëzve që më rrethojnë dhe e kanë provuar, e gjejnë pak të fortë si shije.

Duke qenë se Ina bleu një kavanoz tahini, donte ndonjë recetë të veçantë me të. Fillova të testoja dhe pas disa eksperimenteve gjysëm të suksesshme, më në fund arrita te kjo recetë për biskota me kakao dhe tahini, që është shumë e dashur për mua.

Biskotat me kakao dhe tahini janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe mund ti ruani për rreth 3 javë. Besoj do argëtoheni shumë kur ti përgatisni e ti ndani me miqtë, sepse të gjithë do t’iu pyesin cili është përbërësi sekret që i jep atë shijen e veçantë.

Biskota me tahini dhe kakao

Biskotat me tahini dhe kakao janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe kanë një shije shumë të veçantë e cila vjen nga kombinimi i tahinit me kakaon.

Ingredients

  • 1&3/4 kupa miell për çdo përdorim
  • 1/2 kupë kakao e paëmbëlsuar
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
  • Pakëz kripë
  • 150 g gjalp
  • ¼ kupë tahini
  • ¼ kupë fara susami
  • 3/4 kupë sheqer (Mund te perdorni der ne 1 kupe, ne varesi te nivelit te embelsise qe preferoni)
  • 1 vezë

Instructions

  1. Rrihni gjalpin me sheqerin deri sa masa të bëhet kremoze.
  2. Shtoni tahinin dhe përziejeni mirë.
  3. Shtoni vezën dhe vazhdoni ti rrihni.
  4. Në një enë tjetër bashkoni miellin, kakaon, fryrësin për ëmbëlsira, kripën dhe farat e susamit.
  5. Bashkoni përbërësitë e thatë me të lagësht deri sa masa të bëhet homogjene.
  6. Vendoseni masen ne frigorifer per rreth 30 min.
  7. Pasi brumi të ketë pushuar, nxirreni të qëndrojë 5-10 minuta në temperaturë ambienti, para se të filloni përgatitjen e biskotave.
  8. Parangrohni furrën në 180 gradë dhe bëni gati një tepsi të madhe me letër pjekjeje.
  9. Formoni biskotat duke perdorur nje luge akulloreje.
  10. Piqini në furrën e parangrohur për rreth 8-10 minuta.
  11. Lërini të ftohen plotësisht para se ti konsumoni.
  12. Pasi të jenë pjekur, vendosini në një ene me mbyllje hermetike e mund ti ruani deri në 3 javë.

Notes

1 kupe – 1 gote/ filxhan me volum 240 ml

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: biskota me kakao, biskota me tahini, biskota te shkrifeta, receta te vecanta per biskota, si te bejme biskota

Previous Post: « Kallamarë të mbushur
Next Post: Shufra energjike e krokante me granola (granola bars) »

Reader Interactions

Comments

  1. Bake My Day Happy

    10 Tetor, 2017 at 2:54 pm

    hmmmmm mund ta di perse na merrni ne qafe ju lutmi ?
    Kombinim fantastic. Ne fillim mendova se ato copezat e bardha ishin lajthi te grira dhe jo susam. Per tu shtuar ne liste dhe kjo 🙂

    Përgjigjiuni
    • mmMandarina

      10 Tetor, 2017 at 3:36 pm

      <3 tahini me cokollate eshte dashuri me vete. Provo edhe te shkrish cokollate dhe ta miksosh me tahini dhe pak mjalte ose sheqer puder :)

      Përgjigjiuni
      • Bake My Day Happy

        10 Tetor, 2017 at 3:41 pm

        Une I bie shkurt fare, e ha me luge ashtu sic eshte

        Përgjigjiuni
        • mmMandarina

          10 Tetor, 2017 at 3:42 pm

          Edhe une nuk ngelem pas ??

          Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled