• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi

7 Dhjetor, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi

Si vajzë mesdheu që jam, i dashuroj ditët me diell. Dimri është disi i vështirë për ne, sidomos ditët me shi, kështu që mundohem të gjej mënyra për ta bërë sa më të ëmbël. Ky miks për të përgatitur çokollatë të ngrohtë në shtëpi, është fiks ajo që iu duhet në këto raste. Shkon shkëlqyer me biskota të bëra në shtëpi, e me një film të bukur apo një pasdite me miqtë.

Miksi për çokollatë të ngrohtë përgatitet shumë thjeshtë, mjafton të bashkoni gjithë përbërësit, që me siguri i keni të gjithë në shtëpi dhe ti ruani në një kavanoz qelqi me mbyllje hermetike. Sa herë të dëshironi çokollatë të ngrohtë mjafton të ngrohni pak qumësht, të shtoni pak nga miksi i çokollatës së ngrohtë e ta gatuani në zjarr të avashtë.

Miksi për çokollatën e ngrohtë është fantastik edhe për dhuratë. Paketojeni bukur, e gëzoni miqtë e të afërmit.

Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi

Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi

Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi
Print

Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi

Ingredients

Përbërësit

  • 150 g çokollatë e zezë
  • ½ kupë (60 g) sheqer pudër
  • 1 & ½ - 2 lugë gjelle (45-60 g) niseshte, në varësi të se sa kremoze e preferoni
  • 1 kupë pa 1 lugë gjelle (100 g)  kakao e hidhur

Instructions

Përgatitja

  1. Prisni çokollatën shumë imët.
  2. Bashkoni gjithë përbërësit në një enë, e miksojini shumë mirë.
  3. Hidheni miksin në një kavanoz qelqi e ruajeni deri në një muaj.
  4. Për të përgatitur çokollatën e ngrohtë mjafton të shtoni 3 lugë çaji nga miksi për çdo 200 ml qumësht në një enë të thellë, e ta gatuani në zjarr mesatar në të ulët, deri sa përbërja të filloj të trashet disi.
  5. Shijojeni të ngrohtë.

 

Të afërta

Filed Under: Pije, Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: cokollate e ngrohte, cokollate e ngrohte e bere ne shtepi, miks per cokollate te ngrohte, Miks për çokollatë të ngrohtë të bërë në shtëpi

Previous Post: « Reçel portokallesh
Next Post: Krepa me rikota dhe spinaq në furrë »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled