Lazanja ёshtё njё dashuri e madhe. E kam tё vёshtirё tё mendoj pёr njё recetё tjetёr qё ka fuqinё tё mbledh gjithё familjen me tё njёjtin gёzim dhe uri :p Vec kёsaj, lazanja ёshtё gatimi ideal pёr familje tё mёdha si e imja.
Sigurisht qё nёse keni njё familje tё vogёl, nuk duhet ta privoni veten nga kjo super recetё, pasi lazanja ёshtё nga ato gatime qё shijon shumё mirё edhe ditёn tjetёr, ose mund ta vendosni nё ngrirje dhe ta keni gati kur t’iu shkoj mendja sёrish. Imagjino pёr njё moment sa bukur do ishte tё kishit njё pjatё lazanja nё ngrirje, qё mjafton ta ngrohёsh pak minuta.
Mocarela dhe parmixhano ishin djathrat qё zgjodha pёr lazanjёn. Ju mund tё eksperimentoni me djathin tuaj tё preferuar. Pёr ta mbushur unё zgjodha njё miks perimesh pranverore, kurse pёr erёzat si gjithmonё isha nё dilemё, a duhet tё zgjedh borzilok, rigon apo tё dyja.
Lazanja si pёr tё dielё
Yield 8 persona
Ingredients
Pёrbёrёsit
- 1 pako lazanja qё nuk kanё nevojё tё vendosen nё ujё tё nxehtё (255 g)
- 2 patёllxhane mesatare
- 2 kunguj mesatar
- 2 karrota mesatare
- 2 qepё mesatare
- 8 lugё gjelle vaj ulliri
- 400 g mocarella e prerё nё feta
- 50 g parmixhano i grirё
- 750 g salcё domateje
- 2/3 kupё qumёsht
- Kripё
- Piperr
- 1 lugё caji rigon
- Njё tuf borzilok i freskёt i grirё shumё hollё
Instructions
Pёrgatitja
- Prisni shumё hollё qepёn dhe lёreni mёnjanё.
- Pastroni dhe prisni nё kubik tё vegjёl karrotat.
- Pastroni dhe prisni patёllxhanet dhe kungujt nё kubik dhe lёrini mёnjanё.
- Nё njё tigan me bazё tё gjerё kavёrdisni qepёn me karrotat dhe 2 lugё gjelle vaj ulliri, deri sa qepa bёhet transparente.
- Shtoni kripё dhe piper, hiqini nga zjarri dhe lёreni mёnjanё. .
- Shtoni 2 lugё gjelle vaj ulliri, kungujt dhe patёllxhanet dhe gatuajini deri sa tё fillojnё tё zbuten disi.
- Hiqini nga zjarri dhe shtojini te miksi i qepёve me karrotat.
- Nё njё tas tё madh bashkoni salcёn e domateve, qumёshtin, rigonin, borzilokun e grirё hollё, kripё dhe piper.
- Pёr tё formuar lazanjёn shtoni pak lugё nga miksi i salcёs nё njё enё qelqi me bazё 20x30 cm.
- Vendosni njё shtresё me lazanja sipёr.
- Sipёr tyre shtoni salcё, njё pjesё tё perimeve tё kavёrdisura. Sipёr tyre vendosni disa feta mocarella. Pёrsёriteni kёtё process deri tek shtresa e fundit.
- Nё fund mbulojeni me mocarella, sipёr saj shtoni salcё dhe sipёr shpёrndani parmixhanon e grirё. Mbulojeni tasin me letёr alumini dhe piqeni nё furrёn e parangrihur pёr rreth 40-50 min.
- Hiqeni letrёn e aluminit dhe lёreni tё piqet dhe pёr 10 minuta tё tjera/
- Lёreni te ftohet disi para se ta shёrbeni pasi ёshtё mё e thjeshtё pёr ta prerё.
Lini një Përgjigje