Me siguri ju kam thënë me qindra herë sa shumë i dua mediat sociale, pasi më kanë ndihmuar të jem në kontakt me persona fantastik me të cilët ndaj të njëjtat pasione e që më pas janë bërë miqtë e mi. Nevila është një nga këta. Filluam të flisnim disa muaj para se ajo të bënte publik bloëgun e saj “Bake my day happy” e kemi qënë në kontakt të vazhdueshëm që atëherë. Përveç shkëmbimit të recetave, kemi organizuar së bashku kateringun për TEDx Tirana, për të cilin iu kam treguar sa sfiduese dhe sa fantastike ishte si eksperiencë në postimin përkatës.
Përveç gatimeve fantastike, Nevila mund të bëhet pjesë e festimeve tuaja me torta, mini-kekë, cupcake, cake-pops, tarta, biskota etj. Nëse ende nuk i keni provuar gatimet e saj, nuk e dini çfarë keni humbur.
Rreth 1 muaj më parë Nevila më ftoi që të përgatisja një recetë për blogun e saj. Vizitoni blogun e saj e shihni çfarë kam përgatitur.
Lini një Përgjigje