Print
briosh

Briosh

Prep

Cook

Inactive

Total

Yield 2 briosh të pjekur në një enë 20 x 10 x 6 cm

Ingredients

Instructions

  1. Ngrohni pakëz qumështin dhe tretni në të majanë, e lëreni të qëndrojë rreth 10 minua. Në këtë mënyrë majaja aktivizohet. Kujdes të mos e nxehni shumë qumështin pasi mund të prish strukturën e majasë e të mos realizohet fryrja e brumit.
  2. Në një robot kuzhine të fiksuar vendosni pajisjen e përshtatshme për të përgatitur brumin për bukën.
  3. Bashkoni miellin, vezët, sheqerin, kripën dhe majanë e tretur në qumësht dhe filloni të punoni brumin. Ky proçes zgjat rreth 15-20 minuta, ose deri sa brumi të humbasi strukturën ngjitëse e të shkëputet totalisht nga anët e tasit.
  4. Në këtë moment filloni të shtoni gjalpin në kubik ndërkohë që makina vijon të punojë brumin. Kujdesuni që ta shtoni pjesë pjesë dhe gjalpi të jetë inkorporuar në brumë para se të shtoni gjalp tjetër.
  5. Në momentin që brumi është gati vendoseni në një tas të madh dhe mbulojeni me qese kuzhine.
  6. Lëreni brumin të vijë në një vend të ngrohtë dhe të errët për rreth 2 orë, ose deri sa të arrij 2-fishin e volumit.
  7. Pasi brumi të jetë dyfishuar, goditeni lehtë në mënyrë që të humbas pak nga volumi dhe mbulojeni sërish me qese kuzhine e lëreni të pushojë në frigorifer përgjatë gjithë natës.
  8. Ditën tjetër, nxirreni nga frigoriferi, ndajeni në topa të vegjël dhe lëreni të vijë në temperaturë ambienti për rreth 2 orë, mbuluar me qese kuzhine.
  9. Pas kësaj, lyejeni sipërfaqen e brumit të brioshit me të verdhë veze dhe piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 10 minuta, pastaj uleni temperaturen ne 180 grade Celsius dhe lereni te piqet edhe per 20-25 minuta  të tjerë, ose deri sa të jetë pjekur plotësisht. Sipërfaqja duhet të jetë e pjekur shumë mirë.
  10. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta prisni.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Shënim: Nëse nuk keni një robot kuzhine të fiksuar mund ta punoni brumin me dorë, thjesht kjo do ju haj pa kohë e do ju lodh krahët. Gjithësesi konsiderojeni si një ritual apo seancë meditimi, e cila ka një rezultat fina shumë të ëmbël.

Cuisine Franceze

Recipe by Mandarina at https://mandarina-yum.com/sq/briosh-bere-ne-shtepi-per-mengjese-te-embla-pariziane/