Waffles integral

Waffles Integral

Waffles është një nga gatimet më të këndshme për mëngjes. Përbërësit janë pothuajse identik me petullat, por mënyra e pjekjes bën të duken diçka krejt tjetër. Janë fantastike pasi bëhen shpejt dhe mund të shoqërohen me shumë gjëra duke filluar nga reçeli, mjalti, shurupi i panjës e duke vazhduar me frutat e freskëta apo të thata, kos apo çfarë t’iu vij në mendje e t’iu pëlqej.

Kjo recetë është me miell integral, për dy arsye , sepse është më i shijshëm se mielli i zakonshëm i bardhë dhe sepse është më i shëndetshëm. Nëse nuk iu gjendet, mund ta gatuani pa problem edhe me miell të zakonshëm.

Waffles Integral

Koha : 20 min

Përbërësit

Për  4 persona

  • 1 & ¼ kupë miell integral
  • 2 lugë gjelle (tbs) sheqer kaf
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • ¼ lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 kupë qumësht
  • 2 vezë të mëdha
  • 4 lugë gjellë (tbs) gjalp

*1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Ngrohni paraprakisht pajisjen e pjekjes së waffles.
  2. Rrihni vezët në një tas të madh. Shtoni miellin, qumështin, fryrësin për ëmbëlsira dhe kripën, deri sa të krijohet një masë homogjene.
  3. Shpërndani një pjesë të brumit në pajisjen për waffles dhe prisni të piqet.
  4. Pasi të ketë marrë ngjyrë të artë në kafe hiqeni dhe servireni të ngrohtë.
  5. Mund ta kombinoni me çfarë të dëshironi.

Unë zgjodha shurup panje, kos grek dhe boronica.

Waffles integral

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje