Truffles – mini ëmbëlsirat e parezistueshme që çdokush mund ti bëj në kushte shtëpie

TrufflesTruffles janë ëmbëlsira të vogla, sa një kafshatë, që përgatiten shumë thjeshtë. Truffles klasik janë praktikisht toptha të vegjël kremi çokollate (ganache). Me këtë si bazë mund të provoni kombinime nga me të ndryshmet duke filluar nga aromatizimi me liker, duke shtuar fruta të thata, arrë kokosi, erëza të ndryshme, apo çfarëdo lloj elementi që shkon me shijet tuaja. Mjafton ti vendosni në një kuti të këndshme, dhe keni gati një super dhuratë në pak minuta.

Truffles janë vërtetë shumë të thjeshta për tu përgatitur, thjesht duhet patur kujdes pasi mund të bëhemi pis apo të bëjmë pak rrëmujë. Më besoni që në fund ia vlejnë të gjitha, pasi rezultati është thjesht fantastik.

Truffles

Përbërësit

Për 30-40 truffles 

  • 200 ml krem qumështi (jo i ëmbël)
  • 400 g çokollatë e zezë
  • ½ kupë kakao
  • ½ kupë arrë kokosi e grirë ose ½ kupë arra, bajame e lajthi të pjekura, të copëzuara

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Copëtoni çokollatën me ndihmën e një thike të madhe kuzhine.
  2. Vendosni kremin e qumështit në një tigan të vogël në zjarr mesatar dhe lëreni të ngrohet mirë. Kujdesuni ta zhvendosni nga zjarri pa arritur pikën e vlimit.
  3. Hidheni kremin e qumështit të ngrohur mbi çokollatën e copëtuar.
  4. Lëreni të qëndroj pak minuta dhe më pas trazojeni duke përdorur nje spatul deri sa të krijohet një masë homogjene dhe kremoze.
  5. Lëreni të ftohet plotësisht, e më pas vendoseni në frigorifer për rreth 30 min deri në një orë.
  6. Nxirreni nga frigoriferi dhe formoni toptha të vegjël me kremin që tashmë është ngurtësuar.
  7. Përpiquni të punoni shpejt pasi ngrohtësia e duarve tenton ta shkrij kremin
  8. Spërkatini toptat e vegjël me arrë kokosi, fruta të thata të thërrmuara ose me pluhur kakaoje.
  9. Mbajini në frigorifer dhe nxirrini pak para se ti servirni.

Ju bëftë mirë 🙂

Truffles

Truffles

black-chocolate-truffles

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje