• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Tortë me çokollatë, dardha dhe lajthi

19 Tetor, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Torte me cokollate dhe dardhe

Këtë verë, Ingridi, vajza pas blogut BonVivant, bëri një udhëtim fantastik në zonën e Pulies dhe na ftoi në një mbrëmje me gatime nga kjo zonë në shtëpinë e saj. Darka ishte fantastike, burrata, mocarela, sallatë oktapodi, pasta me karkaleca dhe domate të thara, dhe verë fantastike.

Unë kisha për detyrë të sillja ëmbëlsirën, e cila duhet të ishte në lartësinë e duhur krahasuar me gjithë mrekullitë më lartë kështu që iu futa kërkimit.

Ndërkohë që po kërkoja për receta nga zona e Pulies, më mbeti mendja tek Emiko Davies, blogu i së cilës është shumë i dashur e i ëmbël, dhe plot me receta të shijshme, kryesisht italiane, edhe pse jo nga zona e Pulies por nga pjesa fiorentine e Italise.

Zgjodha të gatuaj këtë tortë me çokollatë, dardha dhe lajthi nga libri i saj Florentine.

Zgjedhja ishte e duhura, çokollata dhe lajthitë shkojnë shume bashkë, ndërkohë që dardhët i shtojnë një prekje shumë delikate tortës. Mendoj se një prekje pijesh alkoolike, si psh. ti shtojmë pak rumë ose konjak brumit, ose të gatuajmë dardhat në verë në vend të ujit do ta bënte edhe më interesante në shije.  Nuk i kam testuar këto opsione ende, por mendoj që do funksionin mirë, kështu që nëse i provoni më shkruani si iu dukën.

Kjo tortë kërkon miell lajthishë, që për fat të mirë e kisha nga udhëtimi i fundit në Paris. Nëse nuk e keni në shtëpitë tuaja, kjo nuk duhet t’iu pengojë aspak ta gatuani këtë tortë. Mjafton që të kaloni në blender lajthi dhe ti bluani deri sa të bëhen miell.

Torta doli shumë e bukur e me një aromë fantastike, dhe kishtë vlerësime shumë të mira online nga të gjithë që e kishin gatuar, kështu që isha e sigurt që ishte shumë e mirë dhe i kërkova leje miqve që ta prisja para se ta coja në darkë, pasi doja ta fotografoja. Pra, si përfundim çova një tortë jo të plotë në një darkë me miqtë, që për fat u treguan mirëkuptues.

Flourless chocolate & pears cake
Flourless chocolate & pears cake

Print

Tortë me çokollatë, dardhë dhe lajthi

Prep 15 mins

Cook 40 mins

Total 55 mins

Author ejona

Yield 8-10 persona

Një ëmbëlsirë e shkëlqyer ku çokollata dhe lajthitë kombinohen shumë mirë bashkë, ndërkohë që dardhët i shtojnë një prekje shumë delikate.

Ingredients

Për dardhat

  • 2 dardha mesatare
  • ¼ kupë sheqer
  • 2 kupa ujë

Për tortën

  • 150 g çokollatë e zezë
  • ½ kupë lugë gjelle sheqer
  • 90 g gjalp
  • 1 kupë miell lajthish
  • 3 vezë

Instructions

  1. Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius.
  2. Përgatisni një tepsi rrumbullake me diametër 20 cm me gjalp dhe letër pjekjeje
  3. Pastroni dhe qëroni dardhët dhe pritini secilën në 8 feta.
  4. Bashkoni ujin me sheqerin në një tigan me bazë të gjerë dhe vendoseni në zjarr mesatar në të lartë. Shtoni fetat e dardhës dhe lërini të gatuhen për rreth 12-15 minuta. Kullojini dardhat nga shurupi dhe lërini mënjanë.
  5. Shkrini çokollatën në banjo-mari, hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin.
  6. Trazojeni përbërjen deri sa gjalpi të jetë shkrirë plotësisht.
  7. Shtoni sheqerin dhe miellin e lajthive dhe trazojeni përbërjen mirë.
  8. Ndërkohë ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat.
  9. Kontrolloni nëse përbërja e çokollatës është ftohur disi dhe shtoni të verdhat e vezëve dhe trazojeni mirë.
  10. Në një tas të madh të pastër shtoni të bardhat e vezëve dhe rrihini deri sa të formohen maja të forta.
  11. Me shumë kujdes trazoni të bardhat e rrahura me pjesën tjetër të brumit.
  12. Hidheni masën në tepsi dhe sipër shtoni dardhat e gatuara më parë dhe zhytini pak në brum.
  13. Piqeni për rrëth 30-35 min ose deri sa nëse shponi me një kunjë në mes të tortën të dal e pastër.
  14. Lëreni tortën të ftohet plotësisht para se ta zhvendosni nga tepsia dhe ta konsumoni.

Notes

Shënim : 1 kupë = 240 ml

Mendoj se po ti shtoni pak rum tortës, ose po gatuani dardhët në verë shija do bëhet shumë interesante, por nuk e kam testuar akoma.

Receta është përshtatur nga Emiko Davis.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla Tagged With: emiko davis, kek me cokollate, kek me cokollate dhe dardhe, receta italiane, receta te thjeshta, torte me cokollate, torte me dardhe

Previous Post: « Shufra energjike e krokante me granola (granola bars)
Next Post: Brumi sablée -ideal për tarta të ëmbla – receta bazike »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled