Tortë me çokollatë dhe miell bajamesh – Mbretëresha e Shebës

Kek me cokollateKjo tortë me çokollatë quhet “Mbreteresha e Shebës”. Tekstura, aroma dhe shija janë fantastike. Jo më kot Julia Child e quante një nga ëmbëlsirat më të mira që keni provuar ndonjëherë.

Është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, ndaj mos hezitoni ta gatuani në kuzhinën tuaj.

I kam bërë disa ndryshime recetës origjinale. Mund të zgjidhni ta gatuani ëmbëlsirën sipas ndryshimeve të mia, apo sipas recetës autentike të Julia Child që e gjeni këtu.

Koha : 1 orë

Përbërësit

Për 8 persona

Baza :

  • 120 g çokollatë 70% kakao
  • 2 luge gjelle (tbs) rum, ose lëng kafeje i fortë e i nxehtë
  • 100 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1/2 kupë + 1 lugë gjelle (tbs) sheqer
  • 1/2 lugë caji (tsp) kripë + pak kripë tjetër
  • 1/4 lugë çaji (tsp) ekstrakt bajamesh
  • 3 vezë, në temperaturë ambienti , të ndara veç të bardhat e veç të verdhat
  • 1/2 kupë miell bajamesh (në mungesë mund të kaloni bajame të plota në blender, deri sa të grihen në konsistencen e miellit)
  • 1/3 kupë miell të kaluar në sitë
  • 2 lugë gjelle (tbs) bajame të prera në copa, për të zbukuruar tortën sipër

Kremi:

  • 50 g çokollatë 70%, të prerë në copa
  • 1 lugë gjelle (tbs) rum, ose lëng kafeje i fortë i nxehtë
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 50 g gjalpë në temperaturë ambienti

*1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Kek me cokollate

Përgatitja

Baza:

  1. Parangrohni furrën në 170 gradë.
  2. Lyeni me gjalpë një tepsi rrumbullake me diametër 20 cm dhe spërkateni me miell. Mos harroni të largoni miellin e tepërt nga tepsia. Për të qenë më të sigurt që ëmbëlsira nuk do të ngjis në tepsi, mund të vendosni një letër pjekjeje në fund të saj, në vend që ta spërkasni me miell.
  3. Me një mikser dore rrihni së bashku gjalpin me ½ kupë sheqer, deri sa të formohet një masë e njëtrajtshme.
  4. Shtoni të verdhat e vezëve një nga një dhe rriheni përbërjen mirë.
  5. Shtoni ekstraktin e bajameve dhe rriheni sërish.
  6. Bashkoni miellin, miellin e bajameve dhe kripën, dhe më pas shtojeni te përbërja e vezëve, gjalpit dhe sheqerit.
  7. Vendosni çokollatën, dhe rumin në banjo mari dhe trazojeni deri sa të krijohet një përbërje homogjene. Lëreni te ftohet per pa minuta (2-3 min).
  8. Shtoni çokollatën e shkrirë në brumin e formuar dhe përziejeni.
  9. Në një tas mesatar rrihni me ndihmësin e rrahësit elektrik të bardhat e vezëve, deri sa të formohet një masë e qëndrueshme që nuk derdhet.
  10. Shtoni pakëz kripë dhe 1 lugë gjelle sheqer dhe vazhdoni ti rrihni dhe pak, deri sa të krijohet një masë edhe më e qëndrueshme.
  11. Shtoni me kujdes të bardhat e vezëve te brumi. Unë e bëj këtë proçes me 3 hapa, duke shtuar çdo herë 1/3 e të bardhave të vezëve.
  12. Hidheni brumin në tepsinë e parapërgatitur dhe piqeni për 20-25 minuta, ose deri sa të jetë bërë në qendër, por jo të jetë plotësisht i ngurtë.
  13. Lëreni të ftohet në tepsi për 10-15 minuta, më pas zhvendoseni nga tepsia dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se të shtoni kremin.

Kremi:

  1. Vendosni çokollatën dhe rumin ose kafen të shkrihen në banjo-mari.
  2. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin në copa, duke e rrahur pakëz me një lugë druri.
  3. Lëreni kremin të ftohet deri sa të arrij një teksture që të mund të hapet si krem mbi kek.
  4. Hapeni kremin mbi kek dhe anash tij.
  5. Dekorojeni me bajame të copëzuara.

Ju bëftë mirë 🙂

Kek me cokollate

Kek me cokollate

Kek me cokollate

Kek me cokollate

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje