Topa energjik super të shijshëm që mund ti konsumojmë pa na vrarë ndërgjegjia

Share

Topat energjik janë një ushqim fantastik për vaktet e shpejta të paradites apo pasdites, e pse jo në vend të ëmbëlsirës pas dreke. Është fantastike të kesh një kuti me topa energjik në frigorifer, që mund ti konsumosh sa herë të shkon mendja për diçka të ëmbël. Ata janë të butë, të shijshëm e plotë me fibra, minerale dhe vitamina prej frutave të thata, frutave të thara, tërshërës e farave.

Duke qenë se janë të shijshëm e super të lezetshem, topat energjik janë fantastik për fëmijët, mund të kënaqeni duke i përgatitur së bashku, e jam e bindur se kështu do iu pëlqejnë edhe më shumë.

Për të përgatitur topat energjik gjithçka ju duhet është një proçesor ushqimor, pra, nuk ka nevojë të ndizni sobën apo furrën. Më poshte po ndaj me ju një  recetë bazike për topat energjik, të cilen mund ta përshtasni sipas shijes suaj, apo sipas përbërësve që keni në raftet e kuzhinës për momentin. Unë përdora hurma arabie, rrush të thatë, tërshërë, fara luledielli, kakao dhe tahini, por ju mund të eksperimentoni pafund me to. Kështu, mund të përdormi fara ose fruta të thata të tjera, si susami, arrat, bajamet, lajthitë, ose të shtoni pak mjaltë, ose të zëvendësoni tahinin me ndonje gjalp tjeter arror si gjal kikiriku apo gjalp bajamesh, ose mund të shtoni erëza si xhinxher, kanellë apo vanilje.

Përbërësit

  • 15 hurma arabie (pasi i keni hequr bërthamat dhe i keni lënë për 10-15 minuta të zbuten në ujë të nxehtë)
  • 1/3 kupë rrush i thatë
  • 1 kupë tërshërë
  • 1 kupë fara luledielli
  • 2 lugë gjelle (tbs) kakao
  • 2 lugë gjelle (tbs) tahini
  • Kakao, maça, pluhur aronia, arrë kokosi e grirë për të rrotulluar topat energjik (opsionale)

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Bashkoni hurmat e arabisë që i keni hequr nga uji ku i latë të zbuten, rrushin e thatë, farat e lulediellit dhe tahinin. Vendosini në një proçesor ushqimor dhe bluajini mirë.
  2. Shtoni tërshërën dhe kakaon dhe bluajeni masën sërish.
  3. Pasi përbërja të jetë bërë si një masë e tërë ngjitëse hiqeni nga proçesori ushqimor dhe filloni të formoni topat energjik.
  4. Më pas kalojini në pluhurin që dëshironi. Mund të jetë kakao, maça, pluhur aronia, arrë kokosi etj. Ky hap është opsional pasi edhe kështu topat energjik janë të këndshëm e shumë të shijshëm.
  5. Ruajini në një enë hermetike në frigorifer deri në 2 javë. Janë të shkëlqyer për t’iua dhënë fëmijëve me vete në shkollë, apo për ti marrë me vete në piknik apo ecjet në natyrë.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

 

2 mendime mbi “Topa energjik super të shijshëm që mund ti konsumojmë pa na vrarë ndërgjegjia

Lini një Përgjigje