Tërshërë e ngrohtë për mëngjes

Share

Tërshëra e ngrohtë është përfundimisht mëngjesi im i preferuar.

Ka rreth 3 vjet që e konsumoj pothuajse çdo ditë. Me siguri po mendoni që tërshëra është e mërzitshme. Më lejoni , t’iu them “aspak”. Konsiderojeni si një kanavacë bosh ku mund të shtoni pafund ngjyra dhe shije. Për më tepër, tërshëra e ngrohtë është e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur, ka kosto të ulët, super vlera ushqyese dhe është shumëëë e shijshme.

Tërshëra është shumë e pasur me fibra të cilat do iu mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Për të mos folur pastaj për ngrohtësinë dhe aromën e mirë që vjen nga një tas me tërshërë të ngrohtë në mëngjeset e ftohta të dimrit.

Unë kam provuar kombinime të ndryshme për ta shoqëruar tërshërën, në mënyrë që ti shtoj shije dhe vlera ushqyese si p.sh : mjalt, fara, rrush të thatë, fruta të freskëta, fruta të thata, reçel, vezë poshe, djathë të bardhë etj.

Nëse ju pëlqen ta përdorni tërshërën në gatime, mund të provoni receta të tjera me këtë përbërës që i gjeni këtu.

Përbërësit

Për 2 persona

Tërshëra

  • 1 kup tërshërë
  • 2 kupa ujë
  • 1 kup qumësht
  • Pakëz kripë

 Për ta shoqëruar mund të zgjidhni mes shume alternativave

  • Fruta të freskëta
  • Fruta të thata
  • Fara të ndryshme
  • Mjaltë
  • Reçel
  • Djath
  • Vezë poshe

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 Përgatitja

  1. Në një tigan mesatar kombinoni tërshërën, qumështin dhe ujin në temperaturë mesatare.
  2. Në momentin që përbërja të filloj të ziej uleni temperature dhe lëreni të ziej në zjarr të avashtë, deri sa i gjithë lëngu të jetë përthithur nga tërshëra. I gjithë proçesi zgjat rreth 10-15 min.
  3. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni kripën.
  4. Vendoseni në enët që do ta shërbeni dhe shtoni sipër çfarë të dëshironi.

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm 🙂

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje