Më të mirat e kuzhinës mesdhetare në një pjatë të vetme – Pasta me sardele, domate të thara dhe mocarela

Share

Sardelet janë kampionët e produkteve të detit.Ato kanë plot vlera ushqyese, janë të pasura me minerale, vitamina e yndyrna të mira, kanë shije fantastike dhe për më tepër çmim shumë të arsyeshëm. Janë të shkëlqyera për brusketa, pasta apo si pjatë kryesore shoqëruar nga perime apo drithëra. Mund të zgjidhni mes sardeleve të konservuara, apo atyre të freskëta, që si gjithmonë janë më të mira.

Një nga mënyrat e mia të preferuara për të konsumuar sardelet është në pasta. Këtë pjatë me pëlqen ta quaj “pasta mesdhetare”, pasi përbërësit janë nga thesaret e kuzhinës mesdhetare: sardele, domate të thara, vaj ulliri, djathë mocarela e ullinj. Rezutati është thjesht fantastik.

Përbërësit

Për 2 persona

  • 200 g sardele të konservuara (2 konserva)
  • 8-10 domate të vogla të thara të ruajtura në vaj
  • 2 lugë gjelle (tbs) fara lule dielli
  • ½ kupë djathë mocarela
  • 1-2 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • 1 tuf majdanoz i freskët
  • ½ lugë çaji spec djegës i tharë, i copëzuar
  • 10-15 kokrra ulliri të cilave i kemi hequr bërthamen (opsionale)
  • 1-2 lugë gjelle lëng limoni (opsionale)
  • Pak lëkurë limoni (opsionale)

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Hapni konservat e sardeleve dhe derdhni lëngun (ujë ose vaj) në të cilin janë konservuar dhe vendosini në një tas të madh qelqi.
  2. Vendosini domatet e thara në letër kuzhine në mënyrë që të thithi vajin në të cilin janë
  3. Priteni mocarelen në pjesë të vogla dhe shtojeni te sardelet.
  4. Prisni domatet e thara në copa të vogla dhe shtojini dhe ato në enën e qelqit ku kemi sardelet dhe djathin.
  5. Më pas shtoni ullinjtë, farat e lulediellit, kripë, piper, specin djegës të copëzuar, lëngun e limonit, lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit.
  6. Gatuani pastat sipas instruksioneve të paketës.
  7. Kullojini dhe shtojini në enën ku kemi miksin e sardeleve, djathit, domateve dhe ullinjve.
  8. Kontrolloni nëse ka nevojë për kripë, shtoni në fund majdanozin e copëzuar dhe shërbejeni.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje