Tavë me kunguj dhe rikota

Share

Zucchini Casserole

Kungulli është nje frut shumë komod. Po, po frut 🙂 nga pikpamja kulinare, kungulli trajtohet si perime, por në fakt është frut.

Unë e përdor kungullin në pjata nga më të ndryshmet, duke filluar me ëmbëlsira,e duke vazhduar me supat, pastat, orizin, kremin e pasticerisë etj., etj., mundësitë janë pafund.

Një nga mënyrat e mia të preferuara për të gatuar kungullin është kjo tavë me kunguj të grire, vezë, djathë kaçkavall dhe tërshërë. Shijon shkëlqyer si një darkë e lehtë ose mund të shoqërojë shumë mirë një fileto pule zgare për drekë.

Tave me kunguj dhe rikota

Koha e përgatitjes : 1 orë

Përbërësit

Për 6 persona

  • 6 kunguj mesatar
  • 1 qepë e vogël
  • 250 g rikota
  • 1/3 kupë tërshërë
  • ½ lugë çaji (tsp) fryrës (baking powder)
  • 1 kupë djathë kaçkavall i grirë
  • 3 vezë
  • Kripë
  • Piper
  • Opsionale : 1 lugë gjelle përzierje susami të zi me të bardhë për ta hedhur sipë
  • Gjalpë për të lyer tepsinë

Përgatitja

  1. Ngrohim furrën në 180 gradë celsius dhe e bëjme gati duke lyer me gjalpë një tepsi rrumbullake me diametër 24 cm.
  2. Grijmë kungujt në rende nga ana që krijon grimca të vogla.
  3. Grijmë një qepë të vogël shumë imët.
  4. Grijmë tërshërën që të marrë trajtë.
  5. Në një enë të madhe përziejmë kungullin me qepën dhe rikotën.
  6. Më pas shtojmë tërshërën e grirë dhe kripën e piperin.
  7. Shtojmë vezët një e nga një dhe në fund shtojmë djathin.
  8. Të gjithë përzierjen e hedhim në tepsi, shtojmë sipër susamin e bardhë dhe të zi dhe e vendosim për ta pjekur në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë per 40-50 min.

Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm 🙂

Tave me kunguj dhe rikota

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje