Tartë me brumë brize dhe krem pastiçerie

Share

Nëse jeni në kërkim të një recete të thjeshtë e të ëmbël për ditët e verës, kjo tartë me brumë brize dhe krem pastiçerie është e duhura. Për këtë ëmbëlsirë kam përdorur 2 nga recetat e mia bazë dhe sipër kam shtuar luleshtrydhe të freskëta.

Tarta me brumë brize dhe krem pastiçerie është e shkëlqyer kur do mblidheni me miq, dhe duket shumë bukur edhe si ëmbëlsirë ditëlindjeje, sidomos tani në verë, kur tortat me shumë kate duken disi të renda. Thjesht iamgjinoni sa bukur do dukej një qiri sipër kurorës me luleshtrydhe.

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë filloni nga përgatitja e bazës me brumin brize, recetën e të cilit e gjeni këtu. Më pas përgatisni kremin e pastiçerisë me recetën bazike të kremit të pastiçerisë, recetën e të cilit e gjeni këtu.

Shtroni kremin e pastiçerisë mbi brumin brize të pjekur dhe më pas shtoni fruta të freskëta, e lëreni ëmbëlsirën të qëndrojë për rreth 2 orë në frigorifer. Unë zgjodha luleshtrydhe pasi jane në sezon, shijojnë shkëlqyer dhe janë shumë të bukura. Shijojeni tartën të freskët nga frigoriferi.

Tarte me krem pasticerie

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje