Tako (tacos) vegjetarian
Ingredients
Pёrbёrёsit
- 10-15 pite pёr taco
- 2 avokado mesatare, tё pjekura mirё
- 1 tufё koriander
- 1 kupё fasule tё kuqe tё gatuara (fasulet e kuqe tё konservuara janё njё zgjidhje e mirё)
- 1 kupё me krem tё athёt
- 1 domate e madhe
- ½ e njё qepe tё kuqё mesater
- 1 lugё gjelle vaj ulliri
- ¼ lugё caji kumin pluhur
- ¼ lugё caji spec djegёs i tharё dhe i copёzuar
- Kripё
- Piper
- 2 lajm (lime)
Instructions
Pёrgatitja
- Sikurse e thashё edhe mё sipёr, ju mund tё zgjidhni tё pёrgatisni pitet e takove vet, ose te zgjidhni version e gatshёm.
- Mё pas pёrgatitni mbushjen.
- Pёr tё pёrgatitur salcёn e takove, qёroni domaten dhe qepёn dhe pritini nё copa tё mёdha.
- Vendosini nё blender, shtoni kripё, piper, specin djegёs dhe kumin dhe bluajini deri sa masa tё bёhet homogjene.
- Marinoni fasulet e kuqe tё gatuara mё parё, me lёng lajm, kripё dhe piper dhe lёrini mёnjaё.
- Qёroni avokadon dhe priteni nё feta tё holla, e marinojini me lёngun e njё gjysёm lajmi (lime), kripё dhe piper.
- Filloni tё pёrgatisni takot. Nё cdo pite shtoni 1-2 lugё gjelle fasule tё marinuara, ndjekur nga 1 lugё gjelle salcё takosh, dhe disa feta avokado.
- Nё fund shtojmё sipёr kremin e athёt, e mё pas pak koriandёr tё freskёt.
- Shijojini menjёherё.
Recipe by Mandarina at http://mandarina-yum.com/sq/tako-vegjetariane-t%d1%91-thjeshta-dhe-t%d1%91-shpejta-ideale-p%d1%91r-tu-mbledhur-me-miqt%d1%91-p%d1%91r-tacotuesday/